Flaka Surroi ka fjalë të rënda për Behgjet Pacollin: Tyxhari do të digjet sërish

Publicistja Flaka Surroi ka publikuar kolumnen më të re në Koha Ditore, ku kritikon ashpër akterët e koalicionit PDK, AAK, Nisma dhe subjektin tjetër, AKR, që pritet t’i bashkohet së shpejti koalicionit PAN. Drejtuesin e AKR-së, Behgjet Pacolli, Surroi e quan “tyxhar”, shkruan Periskopi. “Zgjedhjet e shkuara na treguan se Kosova do ta ketë perspektivën […]
Publicistja Flaka Surroi ka publikuar kolumnen më të re në Koha Ditore, ku kritikon ashpër akterët e koalicionit PDK, AAK, Nisma dhe subjektin tjetër, AKR, që pritet t’i bashkohet së shpejti koalicionit PAN.
Drejtuesin e AKR-së, Behgjet Pacolli, Surroi e quan “tyxhar”, shkruan Periskopi.
“Zgjedhjet e shkuara na treguan se Kosova do ta ketë perspektivën shumë të zymtë, që në çastin kur tyxhari do ta shesë votën e tij për një post ministror e ca kontrata. E tyxhari, i cili tashmë u dogj së paku dy herë, mbase nuk po do që të kuptojë se do ta djegin sërish – dhe se gjithë kjo aventurë do të mbarojë shpejt. Për aq sa do t’u nevojitet shefave të Klanit Pronto!”, shkruan ajo për Pacollin, ndonëse nuk përmend emrin e tij.
Surroi po ashtu thotë se PAN-in aktualisht e drejtojnë dy komandanta, një kryespiun e një i akuzuar për krim të organizuar.
Këtyre së fundi u është bashkuar edhe një tyxhar, shkruan Surroi, duke aluduar në Pacollin.
Ndërsa, thotë se vrazhdësinë e të sipërpërmendurve, e mbulojnë, siç i quan ajo “gojëëmblit” Enver Hoxhaj, Pal Lekaj e Bilall Sherifi.
Surroi në shkrimin e saj ka përmbledhur në 41 pika dëmet që ajo thotë se politikanët e lartëpërmendur i kanë bërë Kosovës. /Periskopi/












