Fjalimi i Frashër Krasniqit, avokati: Deputeti ka imunitet, nuk mbanë përgjegjësi penale për deklarimet

Fjalimi i Frashër Krasniqit, avokati: Deputeti ka imunitet, nuk mbanë përgjegjësi penale për deklarimet

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi vazhdon të jetë i akuzuar lidhur me sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës. Akuzat që i lëshoi në drejtim të komandantëve të UÇK-së, saktësisht gjatë përmendjes së liderit të AAK-së, në deklarimin se po i gjunjëzohet Listës Serbe, arriti që të nxisë reagime nga më të […]

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi vazhdon të jetë i akuzuar lidhur me sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Akuzat që i lëshoi në drejtim të komandantëve të UÇK-së, saktësisht gjatë përmendjes së liderit të AAK-së, në deklarimin se po i gjunjëzohet Listës Serbe, arriti që të nxisë reagime nga më të ndryshmet.

Por i kontaktuar nga Indeksonline, avokati Arianit Koci ka cilësuar se është e drejtë dhe detyrë elementare e çdo deputeti të ketë qëndrim politik për secilën situatë, në këtë rast edhe e Krasniqit.

“Qëndrimet politike në Kuvend artikulohen qoftë ndërmjet votës ashtu edhe fjalimeve. Jo rastësisht instituti i imunitetit të deputetëve është i mishëruar në Kushtetutën e Kosovës. Kjo nënkupton se ata nuk mbajnë përgjegjësi penale e as civile për mendimet e shprehura në funksionin e tyre si deputet”, ka thënë Koci.

Sipas tij çështja e procedurës penale që është duke u zhvilluar ndaj deputetit Krasniqi, nuk ka të bëjë asgjë me të qenurit deputet e as me fjalimet që i mban në këtë cilësi.

“Do të ishte paradoks juridik i llojit të vet sikur Gjykata të ndërhyjë në qëndrimet politike të deputetëve dhe për këtë arsye t’i penalizohen ato në çfarëdo forme. Kuvendi i Kosovës është vendi i debatit  dhe nxitja e cilitdo debat është i mirëseardhur”, ka shtuar Koci.

“Personalisht mendoj se Haradinaj është hero i gjallë dhe asnjë debat nuk mund të ma ndryshoj këtë bindje. Sa i përket Krasniqit theksoi se nuk është fare kompetencë e Gjykatës që të vlerësoj fjalimet e deputetëve, dhe se në rastin konkret fjalimi i tillë apo edhe nxitja e çfarëdo debati nuk guxon të merret parasysh në vlerësimin e Gjykatës për t’ia lejuar deputetit pjesëmarrjen në seancë ose jo”, ka përfunduar Koci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?