Fisnik Ismaili e quan “zagar të Kadri Veselit” Uran Ismailin: Ju shquheni për tinzarë e vrasës

Deputeti i Vetëvendosjes, e ka quajtur “zagar të Kadri Veselit” nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili, pas akuzave të tij, ku thotë se sulmin ndaj Vitore Stavilecit e kanë kryer aktivistët e VV-së. Ismaili ka thënë po ashtu se njerëzit e Veselit shquhen për njerëz “tinzarë” që kanë rrah e vra për vitë të tëra, shkruan […]
Deputeti i Vetëvendosjes, e ka quajtur “zagar të Kadri Veselit” nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili, pas akuzave të tij, ku thotë se sulmin ndaj Vitore Stavilecit e kanë kryer aktivistët e VV-së.
Ismaili ka thënë po ashtu se njerëzit e Veselit shquhen për njerëz “tinzarë” që kanë rrah e vra për vitë të tëra, shkruan Periskopi.
Komenti i plotë:
Sapo lexova që ai zalloga, zagari i Kadri Veselit e SHIK-ut, Uran Ismaili, i paska akuzue aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këtë gjest të ndytë. Ngo, zagar: ju shquheni për tinzarë, e për pizda prej njerëzish, që keni rrehë e vra njerëz me vjet të tana, jo Lëvizja. Ju shquheni për procese të montueme, e dëshmi të rreme që fusin njerëz pa faj në burg. Ju shquheni për infiltrime protestuesish e provokime, për me e fajësue Lëvizjen.
Në asnjë rast nuk ka ndodhë që dikush i Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ba gjeste tinzare, sepse na s’kemi prej kujt me fshehë asgja. Na nuk rrahim gra, por e promovojmë gruen në çdo moment në çdo aspekt. Na nuk jemi farë e fëlliqë sikur ju, me sulmue pas shpinde. Na përballemi aty ku duhet me kë duhet, qoftë në Kuvend apo protestë, pa na ba u trembë syni, oj kuçkë prej njeriu!
Edhe, për fund, shumica e aktivistëve të Lëvizjes janë tuj u kënaqë në Jal qetash, midis Shqipërie, edhe kujt nuk i ha leshi se çka lehë ai zagari tjetër, Blerandi, sepse krejt e dijmë se kurrkush s’i beson send.












