Fëmijët në Korenë Veriore mësohen nga mosha 3-vjeçare të presin pushtimin nga SHBA-ja

Ekziston një hendek në mirëkuptimin reciprok mes Penianit dhe Uashingtonit. SHBA-ja i sheh stërvitjet e veta të mëdha detare si gatishmëri, ndërsa Koreja Veriore i sheh ato si përgatitje për një pushtim real, ka thënë Sam Yoon, nga Këshilli i Koreano-Amerikanëve. Tensionet janë rritur përsëri në gadishullin korean pasi Peniani e kreu edhe një test […]
Ekziston një hendek në mirëkuptimin reciprok mes Penianit dhe Uashingtonit. SHBA-ja i sheh stërvitjet e veta të mëdha detare si gatishmëri, ndërsa Koreja Veriore i sheh ato si përgatitje për një pushtim real, ka thënë Sam Yoon, nga Këshilli i Koreano-Amerikanëve.
Tensionet janë rritur përsëri në gadishullin korean pasi Peniani e kreu edhe një test tjetër raketor, i cili nxiti reagim të menjëhershëm nga Koreja Jugore dhe Japonia, transmeton Express.
Sam Yoon ka sugjeruar se të gjitha palët po i hedhin benzinë tensioneve në gadishull, si dhe ka treguar se çfarë u mësohet fëmijëve në shkollat e Koresë Veriore.
“Në Korenë Veriore, shoqëria edukohet qysh nga mosha 2 apo 3-vjeçare se SHBA-ja, Koreja Jugore dhe Japonia nuk duan gjë tjetër përveç se ta shkatërrojnë vendin e tyre. Prandaj, ata i shohin këto stërvitje ushtarake i përgatitje për një pushtim real. Këto dy vende po dështojnë ta kuptojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Sam.












