Familja që jetoi për pesë vjet në tendë najloni, tani në shkollë të vjetër (Video)

Rexhepi asnjëherë nuk u shpërblye për kontributin në luftë “Edhe unë kam qejf me pas një standard si të tjerët e jo me jetua në këtë shpellë”, janë këto fjalët e Rexhep Uksmajlit nga fshati Nerodime e Epërme e Komunës së Ferizajt, i cili vet i njëmbëdhjeti jeton në një shkollë të vjetër. Rexhepi tregon […]
Rexhepi asnjëherë nuk u shpërblye për kontributin në luftë “Edhe unë kam qejf me pas një standard si të tjerët e jo me jetua në këtë shpellë”, janë këto fjalët e Rexhep Uksmajlit nga fshati Nerodime e Epërme e Komunës së Ferizajt, i cili vet i njëmbëdhjeti jeton në një shkollë të vjetër.
Rexhepi tregon se gjatë luftës atij iu dogj shtëpia që e kishte në fshatin Jezercë të Ferizajt, më pas e ngrehu një tendë najloni në të cilën jetoi për pesë vjet me radhë dhe në fund u obligua ta braktis edhe atë, shkruan rtv21.tv
Ai tregon se ushtarët e KFOR-it e vendosën në këtë objekt që dikur ishte shkollë e fshatit dhe këtu mbeti edhe pas 13 vjetësh. “Kam marr social po ma kanë ndal, pa i bo djali tri vjet ma kanë ndal socialin.
A e dinë fort mirë ata të socialit që edhe jam i sëmurë edhe shpi nuk kam, po tu kanë rritë fëmija nuk të takon. Fëmija e sodit nuk janë tu i majtë prind, rrallë najkush”, tregon me lot në sy Rexhepi për emisionin “Edhe unë jam Kosovë” të RTV21.
Rexhepi shërbeu gjatë luftës së Kosovë në zonën e Jezercës, por pas luftës ai nuk e fitoi statusin e veteranit, gjë për të cilën ai është shumë i zhgënjyer Më poshtë mund të dëgjoni rrëfimin e plotë të Rexhepi./21Media












