EULEX: Çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë një prej prioriteteve kryesore

EULEX: Çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë një prej prioriteteve kryesore

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukurve, EULEX-i e kujton tragjedinë e atyre që u zhdukën si dhe plojën e familjeve të tyre. “Unë dëshiroj që t’i ofroj përkrahjen time familjeve të cilat ende presin të marrin vesh se çfarë u ka ndodhur të dashurve të tyre. Kjo është një çështje e cila i ka […]

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukurve, EULEX-i e kujton tragjedinë e atyre që u zhdukën si dhe plojën e familjeve të tyre.

“Unë dëshiroj që t’i ofroj përkrahjen time familjeve të cilat ende presin të marrin vesh se çfarë u ka ndodhur të dashurve të tyre. Kjo është një çështje e cila i ka prekur shumë familje këtu në Kosovë dhe në rajon, prandaj ajo vazhdon të jetë një prej prioriteteve kryesore të EULEX-it. Ndërsa natyra e procesit të identifikimit është e ndjeshme, e komplikuar dhe që kërkon kohë, është shumë me rëndësi që ai të vazhdojë në mënyrë që familjet të gjejnë përgjigjet për fatin e të pagjeturve,” ka thënë shefja e Misionit EULEX Alexandra Papadopoulou me anë të një deklarate dërguar për media nga ky mision.

Siç thuhet në deklaratë EULEX-i ka kontribuar në kërkimet e Kosovës për të pagjeturit me një ekip të ekspertëve mjekoligjorë të cilët punojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës në përpjekjet intensive për zbulimin e fatit të pagjeturve.  Paralelisht me këtë, përgjatë viteve të kaluara, EULEX-i e ka trajnuar ekipin vendas për punë në terren për mënyrën e kryerjes së vlerësimeve të lokacioneve dhe për zhvarrimet.

Në kuadër të angazhimeve të EULEX-it për fuqizimin e kapaciteteve vendase, dy mjekë vendas e kanë përfunduar një kurs “online” për antropologji mjekoligjore nga Universiteti i Leicesterit si dhe janë trajnuar në vendin e tyre të punës për kërkimin e personave të pagjetur.

Prej muajit shtator 2016, ekspertët mjekoligjorë të EULEX-it janë duke i shfrytëzuar Sistemet e Informatave Gjeografike dhe modelet e parashikimit në nivelin mikro-shkallor si pjesë e angazhimeve të tyre për zbulimin e fatit të zhdukurve. Po ashtu, EULEX-i u ka bërë analiza të thukëta dosjeve për t’i krahasuar mostrat e gjakut të familjeve të secilit person të pagjetur.  Rezultatet paraprake tashmë kanë treguar një proces të suksesshëm.

“Përfundimisht, EULEX-i është këtu që t’u ndihmojë institucioneve të Kosovës që t’i gjejnë të pagjeturit me ato mjete dhe mundësi që i kemi.  Prandaj, për aq kohë sa do të jemi këtu, ne nuk do të dorëzohemi kurrë,” tha Papadopoulou.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?