Erdogan: Duhet të mbrohet integriteti territorial i Sirisë dhe Irakut

Erdogan: Duhet të mbrohet integriteti territorial i Sirisë dhe Irakut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur sot në një takim sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ku kanë diskutuar për çështjet dypalëshe dhe ato rajonale, raporton AA, përcjellë Klan Kosova. Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Erdogan në takimin me Mattis krahas vendosmërisë në luftën e përbashkët […]

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur sot në një takim sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ku kanë diskutuar për çështjet dypalëshe dhe ato rajonale, raporton AA, përcjellë Klan Kosova.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Erdogan në takimin me Mattis krahas vendosmërisë në luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste kryesisht DEASH dhe PKK, ka theksuar se duhet të mbrohet integriteti territorial i Sirisë dhe Irakut. Dhe në këtë kuadër ka theksuar se do të jetë një hap i gabuar vajtja në referendum e qeverisë rajonale kurde të Irakut.”

Gjithashtu bëhet e ditur se Erdogan ndër të tjera ka shprehur edhe shqetësimet e Turqisë në lidhje me mbështetjen që SHBA-ja i jep PYD/PKK-së. Duke tërhequr vëmendjen se vendbanimet e pastruara nga DEASH-duhet ti lihen popullatës lokale, Erdogan, ka cekur edhe rëndësinë e mbështetjes së mekanizmit që synon formimin e “zonave jokonfliktuale” në Siri.

Në takimin ku është diskutuar për luftën e përbashkët në malet Kandil dhe Sinxhar në Irak kundër elementëve të PKK-së, dhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes, mësohet se është nënvizuar se Turqia dhe SHBA-të janë partnerë strategjikë dhe dy aleatë të rëndësishëm në NATO.”

Bëhet e ditur se takimi i presidentit Erdogan me sekretarin Mattis në rezidencën presidenciale në Ankara ka zgjatur rreth 1 orë e 10 minuta.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, kreu i shërbimeve inteligjente (MIT), Hakan Fidan dhe zv/sekretari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?