Enver Robelli: PDK është bërë klub llafazanësh, për pushtet e skandalizon çdo rast

Enver Robelli: PDK është bërë klub llafazanësh, për pushtet e skandalizon çdo rast

Gazetari Enver Robelli vlerëson se PDK është shndërruar në një klub llafazanësh, që për interesa të politikës ditore dhe për interesa të betejave për pushtet nuk zgjedhin mjete për skandalizim të çdo rasti. Reagimi i Robellit vjen pas akuzave të menjëhershme të PDK-së, pak minuta pasi u rrah gruaja e Blerand Stavilecit, kundër Vetëvendosjes, duke […]

Gazetari Enver Robelli vlerëson se PDK është shndërruar në një klub llafazanësh, që për interesa të politikës ditore dhe për interesa të betejave për pushtet nuk zgjedhin mjete për skandalizim të çdo rasti.

Reagimi i Robellit vjen pas akuzave të menjëhershme të PDK-së, pak minuta pasi u rrah gruaja e Blerand Stavilecit, kundër Vetëvendosjes, duke thënë se janë njerëzit e saj që kanë rrahur Vitore Stavileci.

“Shpejtësia me të cilën PDK «zbuloi» rrahësit tregon se kjo parti është shndërruar në një klub llafazanësh, të cilët për interesa të politikës ditore dhe për interesa të betejave të poshtra për pushtet nuk zgjedhin mjete për politizim dhe skandalizim të çdo rasti”, shkruan në dialogplus.ch Robelli, përcjell Periskopi.

Robelli thekson se  Policia dhe prokuroria duhet urgjentisht t’i marrin në pyetje dy funksionarët e PDK-së pas deklaratave të tyre.

“Kur janë në gjendje të ngritin këso akuzash, ata duhet të jenë në gjendje që të ofrojnë edhe ndonjë fakt apo indikacion për autorët e kësaj vepre të shëmtuar. S’ka dyshim se akti i rrahjes së një gruaje dhe i çdo qytetari të Kosovës, pa marrë parasysh arsyet, është një ligësi dhe çmenduri. Por, ky ekasitet i PDK-së në zbulimin e «kriminelëve të Vetëvendosjes» imponon shumë pyetje”, shkruan Robelli.

Tutje, Robelli shtron disa pyetje për PDK-në.

“Përse PDK nuk ishte, për shembull, kaq efikase në zbulimin e vrasësve të Elvis Pistës? Në varrimin e tij në Rahovec në vitin 2014 krerët e PDK-së patën premtuar se nuk do të lënë gur pa lëvizur për të kapur vrasësit. Tri vite më vonë: vrasësit shëtisin të lirë. Premtime për arrestimin e kriminelëve janë bërë edhe pas asaj që u quajt «vetëvrasje» e Dino Asanajt. Kanë kaluar pesë vjet nga kjo ngjarje dhe opinioni nuk di pothuaj asgjë për rrethanat. Në prill të vitit 2009 ishte thyer Dhoma e Dëshmive në Drejtorinë e Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës. U zhdukën me atë rast dhjetëra kilogramë drogë, të cilat i kishte konskuar policia, por me gjasë edhe dëshmi të tjera të rëndësishme. Vjedhësit ndoshta e lexojnë këtë tekst dhe qeshin. Ata janë të lirë”, pyet Robelli.

Robelli pyet PDK-në edhe për sulmin ndaj Kuvendit gushtin e vitit të kaluar, për çka në vazhdimësi PDK e ka akuzuar Vetëvendosjes. Pak ditë më parë, aktivistët që akuzoheshin për këtë vepër u liruan nga gjykata.

“Rasti i sulmit kundër Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit të kaluar është politizuar aq shumë, saqë për PDK-në nuk ka dyshim se keqbërësit vijnë nga radhët e Vetëvendosjes. Si është e mundur atëherë që të akuzuarit për terrorizëm të lirohen nga paraburgimi, siç ndodhi ditë më parë? Të njëjtat pyetje mund të shtrohen edhe për rastin e sulmit ndaj RTK-së: përse nuk u gjendën deri më sot kryesit e kësaj vepre kriminale? Përse nuk u zbuluan ende vrasësit e vëllait të Ramush Haradinajt. Ai u vra në prill të vitit 2005 dhe hetimet u mbyllën pak muaj më vonë. Si është e mundur kjo, kur Kodi Penal i Kosovës thotë se «vepra penale e vrasjes së rëndë nuk parashkruhet»?”, vazhdon Robelli.

Nuk lë pa përmendur as vrasjen e funksionarëve të LDK-së. Thotë se këta njerëz nuk i ka vrarë rrufeja.

“Këtu s’po përmendim një nga një edhe së paku 20 vrasje të funksionarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për këto raste është shkruar disa herë. Këta njerëz nuk i ka vrarë rrufeja. Raportet ndërkombëtare madje përmendin pikërisht shërbimin sekret të PDK-së të ketë gisht në këto krime ose së paku dijeni. Ekziston një raport i Këshillit të Europës, i cili qartë thotë se në Kosovë dëshmitarët e krimeve të rënda frikësohen për jetën e tyre. Është trishtim të shohësh sot gjeneratën e re të politikanëve të PDK-së që imitojnë vokabularin e shefave të tyre në vend se të ndihmonin që Kosova të dalë njëherë e përgjithmonë nga ky pellg gjaku. E çuditshme që ende nuk u zbuluan as kriminelët që digjnin vetura të politikanëve dhe për këto akte të rënda dyshoheshin militantët e VV-së. E habitshme që nuk u arrestua ende askush për futjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Me këto akte të papranueshme edhe VV ka ndikuar në krijimin e një situate të llahtarshme, ku pas çdo krimi prodhohet vetëm mjegull me akuza e kundërakuza. Në fund edhe një pyetje: përse ende nuk u kapën sulmuesit e gazetarit Parim Olluri në zemër të Prishtinës? Ndoshta për shkak se Parim Olluri është gazetar dhe jo anëtar i PDK-së”, thekson Robelli.

Shkëputur nga dialogplus: http://dialogplus.ch/a-eshte-pdk-parti-politike-apo-njesi-hetimore-e-policise-126988

/Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?