Enver Hoxhaj: Nuk e kemi shumicën, na duhet ende kohë

Enver Hoxhaj: Nuk e kemi shumicën, na duhet ende kohë

Në javët e fundit ashtu si edhe sot nuk e kemi shumicën për ta votuar kandidatin për kryetar Kuvendi. Enver Hoxhaj nga koalicioni PAN ka thënë se ata nuk e kanë shumicën për ta votuar kryetarin e Kuvendit. “Në javët e fundit ashtu si edhe sot nuk e kemi shumicën për ta votuar kandidatin për […]

Në javët e fundit ashtu si edhe sot nuk e kemi shumicën për ta votuar kandidatin për kryetar Kuvendi.

Enver Hoxhaj nga koalicioni PAN ka thënë se ata nuk e kanë shumicën për ta votuar kryetarin e Kuvendit.

“Në javët e fundit ashtu si edhe sot nuk e kemi shumicën për ta votuar kandidatin për kryetar Kuvendi. Ashtu sic jemi pajtuar ne sot jemi në seancë. Falënderoj të gjitha subjektet politike që kanë marrë pjesë në takime të tilla. Ne jemi të interesuar që ta zbatojmë me çdo kusht rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 11 qershorit. Në asnjë formë nuk jemi për humbje kohe dhe zvarritje. Meqë këtë Kuvend e presin vendime të mëdha disa prej vendimeve që nuk janë marrë në mandatin e kaluar që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve. Presim që ky mandate i Kuvendit të Kosovës do t’i adresojë me shpejtësinë e duhur të gjitha ato tema që qytetarët kanë pritur me javë e muaj.Si koalicion që ka të drejtën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit për ta konstituuar kryesinë e Kuvendit, kemi kërkuar kohë porn ë fund të fundit të gjithë jemi në politikë dhe në politikë gjërat funksionojnë mes asaj se çka është e drejtë dhe çfarë është e mundur”, ka thënë Hoxhaj./periskopi/

Të fundit
Të ngjashme