Enver Hoxhaj e pranon që PAN-i s’i ka numrat, bënë thirrje për “debat racional”

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Enver Hoxhaj e ka pranuar në Kuvendin e Kosovës më në fund që koalicioni PAN nuk i ka numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Ai tha se PAN-it i duhet kohë dhe koordinim. “Na duhet kohë dhe koordinim. Jemi shumë të vendosur që Kuvendi të konstituohet. […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Enver Hoxhaj e ka pranuar në Kuvendin e Kosovës më në fund që koalicioni PAN nuk i ka numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se PAN-it i duhet kohë dhe koordinim.
“Na duhet kohë dhe koordinim. Jemi shumë të vendosur që Kuvendi të konstituohet. Për më shumë konstituimi i Kuvendit në asnjë demokraci parlamentare është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, jo vetëm shumicës. Jemi të interesuar që pasi të konstituohet Kuvendi ta formojmë qeverinë e ardhshme dhe formimi i Qeverisë nën udhëheqjen e Haradinajt është një hap i pandalshëm”, tha Hoxhaj raporton Periskopi.
Ai tha se PAN-i nuk është për të zvarritur proceset, duke bërë thirrje që të niset një debat më racional. /Periskopi/












