“Ekipe të specializuara të SHIK-ut i kryen vrasjet, koha do të tregojë se ideologët e vërtetë kanë qenë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja”

“Ekipe të specializuara të SHIK-ut i kryen vrasjet, koha do të tregojë se ideologët e vërtetë kanë qenë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja”

Duke komentuar shkrimin “Kush e goditi eskortën e presidentit Rugova?” të Gani Mehmetajt, publicisti dhe opinionisti, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se të gjitha vrasjet janë bërë me urdhër të LPK-së. “Këta aktivistë të LPK-së, pasi mbanin mbledhje në perëndim dhe Tiranë, vendimet i shkruanin në komunikata se kush duhej të vritej, […]

Duke komentuar shkrimin “Kush e goditi eskortën e presidentit Rugova?” të Gani Mehmetajt, publicisti dhe opinionisti, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se të gjitha vrasjet janë bërë me urdhër të LPK-së.

“Këta aktivistë të LPK-së, pasi mbanin mbledhje në perëndim dhe Tiranë, vendimet i shkruanin në komunikata se kush duhej të vritej, i denonin njerëzit me vdekje, pastaj ekipe të specializuara të SHIK-ut vraninë shqiptarë sikur Millosheviqi në kohën e vet, por këta kanë qenë më brutal”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, ideologë të këtyre kane qene Adem Demaçi e Rexhep Qosja.

“Koha do të tregojë se ideologët e vërtetë kanë qenë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja bashkë me garden e vjeter te PS të Shqipërisë së Rexhep Mejdanit të Fatos Nanos e sidomos të SHIK-t të Fatos Klosit”, shkruan Krasniqi.

Image

Sefedin Krasniqi

Ja postimi i plotë i tij:

Çdo shqiptar normal, madje edhe të çmendurit deri në një shkallë, duhat ta lexojnë këtë shkrim të Gani Mehmetajt dhe të kuptojnë se kush ishte SHIK-u, gjegjësisht UÇK-dega e LPK-së. LPK, e cila për më se 20 vite veproi në perëndim, sidomos Zvicër e Gjermani, Suedi, etj. Shfrytëzoi guerilen e Kosoves dhe pasi e futi nën kontroll e emërtoi UÇK, nuk luftoi për çlirimin e trojeve shqiptare, por për vrasjen e kundërshtarëve politik, në veçanti të LDK-së.

Këta aktivistë të LPK-së, pasi mbanin mbledhje në perëndim dhe tiranë, vendimet i shkruanin në komunikata se kush duhej të vritej, i denonin njerëzit me vdekje, pastaj ekipe të specializuara të SHIK-ut vraninë shqiptarë sikur Millosheviqi në kohën e vet, por këta kanë qenë më brutal.

Është me rëndësi të veçantë të dihet se ku fshihen sot ata ideologë, në cilën parti. ata më të regjurit “fshihen” në PDK, AAK, LVV, NISMA. Koha do të tregojë se ideologët e vërtetë kanë qenë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja bashkë me garden e vjeter te PS të Shqipërisë së Rexhep Mejdanit të Fatos Nanos e sidomos të SHIK-t të Fatos Klosit. 

Të gjithë këta, me një emër, i kam quajtur komandantët e Rognerit. Të gjithë këta veteranë të UÇK-së të dalur nga levizja terroriste – LPK, janë kriminelë të Kosovës. janë kriminelë që kanë planifikuar dhe vrarë shqiptarët e Kosovës për të ardhur në pushtet me pushkë. Këta sot po veprojnë njësoj me institucionet e Kosovës. në mbrëmje i kanë numrat, në mëngjes iu zhduken!!!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?