Edita Tahiri tregon kur do të rifillojë dialogu me Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pret që vazhdimi i dialogut të bëhet në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm. Mirëpo, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë një porosi për të në lidhje me këtë çështje. Ministrja në largim e Dialogut, Edita Tahiri porositë Serbinë që të merren me zbatimin e […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pret që vazhdimi i dialogut të bëhet në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm. Mirëpo, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë një porosi për të në lidhje me këtë çështje.

Ministrja në largim e Dialogut, Edita Tahiri porositë Serbinë që të merren me zbatimin e tetë marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Në një prononcim për Indeksonline, ajo thekson se rifillimi i dialogut do të bëhet vetëm pas krijimit të institucioneve të reja në Republikën e Kosovës.

“Porosia ime për Serbinë dhe Vuçiqin është që le të merren me zbatimin e marrëveshjeve sepse janë tetë marrëveshje që Serbia nuk i ka zbatuar. Ndërsa rifillimi i dialogut bëhet pas krijimit të institucioneve të reja në Republikën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa angazhimet e mëdha për rifillimin e dialogut nga ana e Serbisë, sipas Tahirit nuk  i mbulojnë shkeljet që ata ia bënë marrëveshjeve.

“Serbia nuk mund të mbuloj shkeljet që ia bënë marrëveshjeve me deklarata boshe gjoja si angazhim për dialog”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, ndërprerja e dialogut është bërë që në muajin mars të këtij viti, pas ndalimit që iu bë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj me urdhërarrest të Serbisë në Francë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?