Edi Rama për Bajram Rexhepin: Lamtumirë mik i mirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar disa fjalë për ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin, i cili sot ndërroi jetë. Rama thotë se Rexhepi ishte shqiptar i ndershëm dhe patriot. ‘’Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot […]
Rama thotë se Rexhepi ishte shqiptar i ndershëm dhe patriot.
‘’Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.
Lamtumirë mik i mirë!’’, ka shkruar në mesazhin e tij Edi Rama./Periskopi/












