Edi Rama merr urim nga Tillerson për fitoren bindëse

Në një bisedë telefonike që ka zgjatur mbi 20 minuta, kryeministri Rama ka marrë urimet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, për fitoren e zgjedhjeve. Tillerson ka shprehur bindjen se mandati i fortë që Partia Socialiste ka marrë për të qeverisur e vetme, e detyron këtë forcë politike të thellojë shpejtësinë e reformave, të […]

Tillerson ka shprehur bindjen se mandati i fortë që Partia Socialiste ka marrë për të qeverisur e vetme, e detyron këtë forcë politike të thellojë shpejtësinë e reformave, të pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe të shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit.

Kryediplomati amerikan i ka shprehur gjithashtu kryeministrit shqiptar mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri, ndërsa i ka shprehur edhe përshtypjet shumë pozitive të zv.presidentit Mike Pence, nga takimi i javës së kaluar në Mal të Zi, ku u rikonfirmua vullneti amerikan për një vëmendje të përqëndruar në zhvillimet e rajonit të Ballkanit.

Rama, nga ana e tij, e ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i shtetit shqiptar, duke u fokusuar kryesisht te dialogu Kosovë-Serbi, si dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë. Veç këtyre, kryeministri Rama ka kërkuar edhe intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA-të në sektorin e energjisë, e posaçërisht të naftës dhe gazit, e pritur me shumë interes nga kryediplomati amerikan.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?