Edi Rama: Ja sa ministri do ketë qeveria ime

Edi Rama: Ja sa ministri do ketë qeveria ime

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar në Asamblenë e Partisë Socialiste.Kryeministri Edi Rama tha se anëtarët e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit e partisë do punojnë me një kalendar të përbashkët: “Ministrat do paraqesin planin e punës në fillim të çdo sesioni dhe në fund do bëjnë bilancin. Çdo mosrealizim të pajustifikuar do […]

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar në Asamblenë e Partisë Socialiste.Kryeministri Edi Rama tha se anëtarët e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit e partisë do punojnë me një kalendar të përbashkët: “Ministrat do paraqesin planin e punës në fillim të çdo sesioni dhe në fund do bëjnë bilancin. Çdo mosrealizim të pajustifikuar do çojë në largim e çdo ministri apo ministreje”.

Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe 2 ministra shteti. Në përbërje të saj do të ketë 50% burra dhe 50% gra, zbuloi Rama.

Zv. Kryeministre

Senida Mesi

Dy ministra shteti

Pandeli Majko do të jetë ministër shteti në qeverinë e re, ndërsa Sonila Qato, ministre e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrësve.

“Selida Mesi, deputetja e qarkut Shkodër. Ka vijtuar paralelisht formimin e saj profesional në një universitet prestigjioz në Gjermani. Fokusi i saj do të jetë riorganizimi i institucioneve. Paralelisht me të do të punojnë dy ministra shteti: njeri do të jetë pandeli majko, natyrshëm, që do të merret me një objektiv të rëndësishëm, lidhjen e vendit me bashkëkombësit tanë. Vota e emigrantëve dhe e diasporës do të mundësohet nga kjo qeverisje. Pandeli Majko do të jetë ministër shteti në qeverinë e re, ndërsa Sonila Qato, ministre e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrësve”, tha Rama.  “Sonila Qato, e cila do të fokusohet në shërbimin si pikë direkte me mua dhe qeverinë e çdo sipërmarrësi. Jam i turpëruar nga tregimet e sipërmarrësve këto dy muaj. Kam dëgjuar çudira. Sepse kam dëgjuar popullin, por sipërmarrësit tregojnë çudira. Padrejtësitë nga biznesit, nga veprimet kriminale të administratës,  kudo ku ka hapësirë që të kalojë frymë e gjallë”.

Ministria e Jashtme – Konfirmohet Ditmir Bushati

Detyrën do t’ia ngarkoj Ditmir Bushatit. Nuk është faji im që ju keni lexuar portalet, tha Rama pasi dëgjoi reagimin e zhurmshëm të asambleistëve në sallë. Pres çeljen e një rruge të re për dipromacionë tonë ekonomike, shtoi ai.

Ministria e Brendshme – Konfirmohet  Fatmir Xhafa

“Ministria e Brendshme i besohet Fatmir Xhafës, është njeriu i duhur për të cilin kemi nevojë në të gjithë këtë spektër”, tha Rama.

Ministria e Mbrojtjes – Olta Xhaçka

Rama: Duke vlerësuar Mimi Kodhelin, mendoj se eksperienca e saj vlen më shumë në një post tjetër dhe ia jap detyrën Olta Xhaçkës, që është një sprovë për të.

Ministrinë e Drejtësisë – Eltida Gjoni

Rama : Ministrinë e Drejtësisë do ta drejtojë një grua, sërish, Eltida Gjoni.

Ministria e Infrastrukturës bashkohet me atë të Energjisë – Konfirmohet Damian Gjiknuri

Ministria e Kulturës – Konfirmohet Mirela Kumbaro

Ministria e Financave do të bashkohet me atë të Ekonomisë – Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës – Arben Ahmetaj

Ministria e Arsimit – Konfirmohet Lindita Nikolla

Ministri i Bujqësisë: Niko Peleshi

Ministria e Shëndetësisë do të bashkohet me Ministrinë e Kujdesit Social. Ngarkohet për drejtimin e saj Ogerta Manastirliu, që më dha bindjen se diti ta organizojë, tha Rama.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit: Blendi Klosi

“Këto janë ndarjet dhe bashkimet e blloqeve të mëdha. A do ta përfundojmë mandatin me këtë qeveri? Këtë do ta tregojnë vetëm pasqyrat hapi pas hapi të çdo ministri. Filozofia e këtij mandati është pasqyra e rezultateve”, tha Rama.

Ruçi kryeparlamentar, Balla kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?