Edhe Nisma merr pjesë në seancën e nesërme

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj bëri të ditur se nesër do të marrin pjesë në seancën konstituive, transmeton Periskopi. Në një konferencë për media, në të cilën u prezantuan kandidatët për kryetar komunash nga kjo parti, Limaj tha se nesër do të jenë prezent në Kuvend. Pak më parë, pjesëmarrjen në seancë e […]
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj bëri të ditur se nesër do të marrin pjesë në seancën konstituive, transmeton Periskopi.
Në një konferencë për media, në të cilën u prezantuan kandidatët për kryetar komunash nga kjo parti, Limaj tha se nesër do të jenë prezent në Kuvend.
Pak më parë, pjesëmarrjen në seancë e konfirmoi edhe Partia Demokratike e Kosovës.
“Po, rrumbullak do të jenë prezent në seancë”, tha sekretari i përgjithshëm i PDK’së, Basri Musmurati për Periskopin.
Në anën tjetër, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, tha se ende s’është e sigurt që do të marrin pjesë në seancën e nesërme./Periskopi












