Edhe Kocijancic thotë se duhet themeluar institucionet: S’ka kohë për të humbur

Edhe Kocijancic thotë se duhet themeluar institucionet: S’ka kohë për të humbur

Kanë kaluar gati dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë dhe vendi ende nuk ka institucione të reja. Zvarritja po vjen si pasojë  e mungesës së numrave për zgjedhjen e kryeparlamentarit fillmisht e më pastaj edhe votimit të qeverisë nga subjekti më i madh politik në vend, koalicionit PAN (PDK, AAK, […]

Kanë kaluar gati dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë dhe vendi ende nuk ka institucione të reja.

Zvarritja po vjen si pasojë  e mungesës së numrave për zgjedhjen e kryeparlamentarit fillmisht e më pastaj edhe votimit të qeverisë nga subjekti më i madh politik në vend, koalicionit PAN (PDK, AAK, NISMA) të cilit i takon e drejta bazuar në vendimin e kushtetueses që të jetë mandatari i parë që mund ta formojë qeverinë.

Por , zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, në një prononcim për Gazetën Observer, ka thënë  se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejtë të jetë e mundur, duke u bërë njëkohësisht thirrje edhe partive politike që të respektojnë Kushtetutën e vendit.

“Ne u bëjmë thirrje që sa më shpejtë që të ketë mundësi të konstituohet Parlamenti, si dhe po ashtu, partive parlamentare të veprojnë me përgjegjësi duke përmbushur obligimet e tyre që derivojnë nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi ”,  ka thënë Kocijancic.

Kocijancic thekson se  Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se institucionet duhet të formohen shumë shpejtë.

“Ne  shpresojmë në formimin e Qeverisë së Kosovës. Kosova nuk ka kohë për të humbur “,  është shprehur zëdhënësja e Komisionit Evropian për Gazetën Observer.

Zëdhënësja e  KE-së ka numëruar dhe obligimet e reja që e presin Qeverinë e re, e të  cilat i konsideron si  esenciale në rrugën e Kosovës drejt integrimit t në BE.

“Presim që Qeveria e re me formimin e saj të angazhohet menjëherë në reformat që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe ekonominë, pritjet për liberalizim të vizave dhe angazhim konstruktiv në Dialogun me Serbinë.  Krejt këto janë esenciale për Kosovën që të prodhoj përparime në rrugën e saj Evropiane”, ka deklaruar Kocijancic.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-NISMA, as sot nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, për konstituimin e organeve të Kuvendit, ndërkohë që partitë tjera,  presin që PAN të ndërroj kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?