Veseli: Ata që janë përgjegjës për të pagjeturit të marrin dënimin e merituar

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve permes një statusi në rrjetin social facebook ka kërkuar që të gjithë ata njerëz që i kanë shkaktuar dhimbje popullit të Kosovës duhet të marrin përgjigjen e merituar. Veseli është shprehur që të gjithë ne duhet të punojmë që ta zbardhim […]
Veseli është shprehur që të gjithë ne duhet të punojmë që ta zbardhim fatin e personave të zhdukur.
Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe. Kjo plagë e madhe e luftës, e cila vazhdon të rëndojë mbi ne, duhet mbyllur sa më parë dhe ky duhet të jetë obligim i të gjithëve. Të gjithë ata që i kanë shkaktuar këto dhimbje të mëdha popullit të Kosovës, duhet të marrin përgjigjen e merituar./Periskopi/












