​LAA nuk merr pjesë në seancat e ardhshme

​LAA nuk merr pjesë në seancat e ardhshme

Koalicioni LAA nuk do të marrë pjesë më në asnjë seancë që thirret, pa e ditur mirë se si do të formohen institucionet e vendit. Këtë qëndrim e ka dhënë shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti, në një konferencë për media, në të cilën drejtoi akuza ndaj koalicionit PAN dhe Vetëvendosje. Derisa, […]

Sipas Hotit, dy individë po e mbajnë peng themelimin e Kuvendit dhe Qeverisë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se rruga që këta të dy po ndjekin për të ardhur në krye të këtyre dy institucioneve është rruga e pazareve të ulëta politike dhe rruga e presionin.

Shefi i deputetëve të koalicionit LAA, tha se ata duhen ta kenë të qartë se me veprimet e tyre për të bllokuar institucionet e vendit, po shkelin vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet e 11 qershorit.

Hoti shtoi se seanca e sotme nuk guxon të përsëritet dhe foltorja e Kuvendit të përdoret për qëllime të fyerjeve, siç ndodhi sot mes Veselit e Kurtit.

Shefi i deputetëve të koalicionit LAA, akuzoi Vetëvendosjen se mandatin e kaluar sulmoi fizikisht kryeministrin Mustafa, derisa tash po koketon me PDK-në.

Madje sipas Hotit, Kurti moralizoi sot në Kuvendin e Kosovës, sepse nuk duan bashkëpunim me LDK-në. Ai shtoi se si mund të bashkëpunojë me VV-në kur kanë dërguar 70 dosje në prokurori, derisa sot janë po të njëjtit njerëz me të cilët po kërkon bashkëpunim.

Shefi i deputetëve të koalicionit LAA, tha se ata si LDK dhe koalicioni i tyre, janë të vendosur të mos lëshojnë rrugë për ata që duan të vijnë në pushtet përmes dhunës ose përmes shantazhit ndaj deputetëve.

Sipas Hotit, qytetarët e Kosovës të jenë të sigurtë se e vetmja Qeveri që mund të themelohet në Kosovës është Qeveria që përcaktohet nga LDK dhe që udhëhiqet nga LDK, pasi vetëm LDK mund t’i japë vendit Qeveri normale, që ka partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar, Qeveri që siguron integrime evropiane dhe zhvillim ekonomik, që lufton krimin e korrupsionin pakompromis.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?