​Brnabiç e Zaev përpiqen “të ftohin gjakrat”

​Brnabiç e Zaev përpiqen “të ftohin gjakrat”

Takimi rajonal i Durrësit hodhi një tjetër hap përpara drejt afrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit. Në eventin e mikpritur prej kryeministrit shqiptar, Edi Rama, udhëheqësit ranë dakord për angazhime maksimale në realizimin e projekteve të “Procesit të Berlinit”. Por, takimi shërbeu edhe si shkëndijë për një tjetër zhvillim pozitiv: kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ftoi […]

Takimi rajonal i Durrësit hodhi një tjetër hap përpara drejt afrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit. Në eventin e mikpritur prej kryeministrit shqiptar, Edi Rama, udhëheqësit ranë dakord për angazhime maksimale në realizimin e projekteve të “Procesit të Berlinit”.

Por, takimi shërbeu edhe si shkëndijë për një tjetër zhvillim pozitiv: kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ftoi homologun e saj maqedonas, Zoran Zaev, për vizitë në Beograd në muajin nëntor.

Ndalesa e tij, – thotë agjencia e lajmeve “MIA”, – do të përdoret për një takim të përbashkët të përfaqësueve nga qeveritë e të dy vendeve. Ftesa vjen në mesin e tensioneve që shkaktoi tërheqja e të gjithë stafit të Ambasadës serbe në Shkup.  Deklarata e Zaevit pas incidentit, që e la pa fjalë ekzekutivin maqedonas, ishte në tone mjaft paqësore, e pas ngjarjes për të cilën nuk u dha një shpjegim zyrtar, nuk vonoi shumë dhe përpjekjet për normalizimin e gjendjes nisën, fillimisht me një telefonatë mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Që të dy udhëheqësit ranë dakord që mosmarrëveshjet të zgjidhjen përmes dialogut, e të ketë promovim të marrëdhënieve miqësore dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik. Të premten, edhe ministrat e Jashtëm të Serbisë e Maqedonisë, Ivica Daçiç e Nikola Dimitrov, u takuan në Nish për të diskutuar çështjet e inteligjencës që nxitën tërheqjen e personelit diplomatik serb, e u zotuan të punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Lëvizja e Beogradit, megjithatë ka lënë shumë pyetje pa përgjigje. Teksa Serbia hesht mbi arsyet e këtij vendimi, analistë të ndryshëm në Shkup mendojnë se, përmes gjestit të pashembullt, ajo thjesht po përpiqet të maskojë përzierjen e agjentit të vet në trazirat e 27 prillit në Parlamentin maqedonas. Dy ditë më parë, raportuesi i Maqedonisë në PE, Ivo Vajgl ngriti shqetësimin se, tensionet në Ballkan mund të provohen të dëmshme për rajonin dhe perspektiven e tij të anëtarësimit në BE.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?