​91 subjekte politike të çertifikuara për zgjedhjet lokale

​91 subjekte politike të çertifikuara për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka çertifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti politike, një koalicion, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur dhe gjithsej 7080 kandidatë për asamble të komunave Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, derisa ka lexuar të gjithë emrat e subjekteve politike që kanë aplikuar […]

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, derisa ka lexuar të gjithë emrat e subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim ka  thënë se të njëjtit kanë kaluar verifikimet  e nevojshme  dhe sipas rekomandimeve të  zyrës rekomandohen për certifikim.

Ndërsa anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi, ka rekomanduar që të publikohen listat me kandidatë në ueb faqen e KQZ-së  me qëllim që të ofrohet transparencë dhe mundësi për ankesa.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe Adnan Rrustemi, anëtar i  KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje i cili propozoi që publikimi i listave të bëhet në mënyrë të veçantë për secilën komunë me kandidatin për kryetar dhe asamblistët.

Gjatë kësaj mbledhje është caktuar  edhe afati për ankesa i cili sot fillon nga ora 16:00 edhe kur bëhet publikimi i listave në uebfaqe dhe zgjatë 24 orë.

Po ashtu gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror Zgjedhor është vendosur që komuna e Vushtrrisë të mbetet me numër të njëjtë të kuvendit ashtu siç ka qenë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, me gjithsej 35 kandidatë dhe u është dhënë afat deri të dielën në ora 16:00 të dorëzohen edhe 4 emrat e kandidatëve për certifikim.

Ndërsa drejtoresha e zyrës për regjistrim të partive politike dhe certifikim, Miradije Mavriqi, ka bërë të ditur se vetëm një person është larguar nga lista e subjekteve politike për shkak të dënimit nga PZAP.

Ndërsa, Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, Enis Halimi ka thënë se në listat preliminare të votuesve të dorëzuara në KQZ janë pranuar 1.966.900 emra të votuesve dhe rreth 15 mijë votues janë emra të rinj. Ndërsa tha se në KQZ kanë arritur 11 mijë e 813 aplikacione nga aplikuesit jashtë vendit.

KQZ-ja duke u mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Zgjedhjet Lokale ka pasur afat deri nesër që të përmbyllë procesin e certifikimit të subjekteve politike të cila kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet lokale.

Kurse tërheqja e shortit për numrat rendor të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale do të bëhet më 6 shtator transmeton Kosovapress.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?