E zakonshme: Një zyrtar i AKR’së flet ndryshe nga bashkpartiakët e tij për PAN’in

Deputeti i zgjedhur i AKR-së, Islam Pacolli, ka mohuar deklaratën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, i cili dje ka thënë se nuk do të ketë koalicion me PAN-in. “S’ka kësi vendime”, tha Pacolli për KALLXO.com. Të dielën, Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së ka autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacolli që bashkë me deputetët […]

Deputeti i zgjedhur i AKR-së, Islam Pacolli, ka mohuar deklaratën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, i cili dje ka thënë se nuk do të ketë koalicion me PAN-in.

“S’ka kësi vendime”, tha Pacolli për KALLXO.com.

Të dielën, Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së ka autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacolli që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shohë mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Ky veprim dhe disa deklarata publike të drejtuesve të AKR-së kanë lënë të kuptohet se ky subjekt mund t’i bashkohet koalicionit PAN, duke e braktisur kështu koalicionin parazgjedhor të formuar me LDK-në dhe Alternativën.

Ndërkaq, kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha sot se ka “konsulta të vazhdueshme” me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Në një konferencë për media, ku prezantoi kandidatin e AAK-së për kryetar të Ferizajt, Xhavit Zariqi, Haradinaj foli edhe për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë.

Ai u shpreh se nuk ndihet mirë me shtyrjet dhe shtoi se arsyeja pse ky proces është tejzgjatur është “sepse duhet ta kemi një qeveri që i bën ballë temave të mëdha”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?