E tmerrshme ajo që ndodh me gratë që nuk lindin në Iran

E tmerrshme ajo që ndodh me gratë që nuk lindin në Iran

Nëse jeni një grua që nuk lind fëmijë ose keni “shumë qime në fytyrë”, nuk mund të bëheni mësuese në Iran. Kjo, në bazë të listës së re të kushteve që ka publikuar Ministria e Arsimit e Iranit. Sipas listës, “theksi i rëndë”, sëmundjet si migrena, kanceri në kokë, fytyrë, qafë, gji ose vezore janë […]

Sipas listës, “theksi i rëndë”, sëmundjet si migrena, kanceri në kokë, fytyrë, qafë, gji ose vezore janë po ashtu pengesa për t’u bërë mësuese.

Në listën e zezë janë edhe duhanpirësit, përdoruesit e drogave dhe alkoolistët. Kushtet e tilla kanë nxitur kritika, e madje edhe tallje në mediat sociale, transmeton rel.

“Në listën mesjetare të Ministrisë së Arsimit, theksi i rëndë dhe qimet në fytyrë konsiderohen sëmundje dhe pengesë për ato që duan të punësohen si mësues. Shkelje e qartë e të drejtave themelore të njeriut”, ka shkruar në Twitter gazetarja iraniane, Sara Omatali.

Rregullat e reja të qeverisë gjithashtu parandalojnë njerëzit që vuajnë nga mosfunksionimi seksual ose sëmundje të tjera seksuale, si SIDA dhe sifilisi, të punojnë në shkollat iraniane.

Të ndaluar janë edhe ata që kanë probleme mendore, përfshirë psikozën apo depresionin.

Më një postim në Twitter, gazetari dhe aktivisti iranian, Omid Memarian, ka thënë se në bazë të rregullave të reja, fizikanti, kozmologu dhe autori i njohur botëror, Stephen Hawking, i cili vuan nga një formë e sklerozës laterale, nuk do të mund të jepte mësim në Iran.

Disa e kanë cilësuar listën e kushteve si diskriminuese.

Aktivisti për të drejtat e njeriut, Ahmad Medadi, ish-mësues, ka thënë se kushtet fizike dhe mendore të një mësuesi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e arsimimit, porse kushtet e Ministrisë së Arsimit, sipas tij, janë shkelje e të drejtave të njeriut.

Shahindokht Molaverdi, ndihmëse e presidentit të Iranit për të drejtat e qytetarëve, ka premtuar se do ta rishikojë listën dhe se do të publikojë rezultatet e hetimeve të saj.

Rregullat do të zbatohen vetëm për mësuesit e rinj dhe ato nuk janë prapavepruese.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?