E rëndë: Vetëvritet me armë zjarri 56-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër, ku një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij nga plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 21.00, “jemi njoftuar se në fshatin Kraj-Reç, Dibër, në banesën e shtetasit R.H, është dëgjuar një e shtënë […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër, ku një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij nga plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 21.00, “jemi njoftuar se në fshatin Kraj-Reç, Dibër, në banesën e shtetasit R.H, është dëgjuar një e shtënë arme gjahu”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar të pajetë në banesë R.H., rreth 56 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Ka qenë djali i viktimës që ka gjetur të pajetë trupin e të atit në njërën nga dhomat e banesës së tij me derë të mbyllur. Mësohet se viktima e kishte me leje armën e gjahut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. /E.SH/












