E pranon fajin për vrasje, por nuk e pranon Gjykata

E pranon fajin për vrasje, por nuk e pranon Gjykata

Haxhi dhe Gani Ahmeti, babë e bir, akuzohen se me qëllim të hakmarrjes i kishin zënë pritën të dëmtuarit, djalit të vëllait përkatësisht djalit të axhës Bajram Ahmetit, për vrasjen e të birit përkatësisht vëllait, Ali Ahmetit, nga babai i Bajramit – Abazi. Abaz Ahmeti e kishte djalë të vëllait tash të ndjerin Ali Ahmeti. […]

Haxhi dhe Gani Ahmeti, babë e bir, akuzohen se me qëllim të hakmarrjes i kishin zënë pritën të dëmtuarit, djalit të vëllait përkatësisht djalit të axhës Bajram Ahmetit, për vrasjen e të birit përkatësisht vëllait, Ali Ahmetit, nga babai i Bajramit – Abazi.

Abaz Ahmeti e kishte djalë të vëllait tash të ndjerin Ali Ahmeti.

Gani Ahmeti tha se e pranon fajësinë lidhur me tentim vrasjen ndaj djalit të axhës, por Gjykata e Gjakovës e refuzoi pranimin e fajësisë me arsyetimin se vepra penale ëshë kryer në bashkëpunim me persona të tjerë dhe se procedura e provave do ta zbardhë rastin.

Haxhi Ahmeti, që sipas aktakuzës në ditën kritike thuhet të ketë qenë me të birin Ganiun kur tentuan të privojnë nga jeta për motive hakmarrjeje të dëmtuarin Bajram Ahmetin, u deklarua i pafajshëm.

Sipas Prokurorisë, Albert Kameri ishte personi i tretë që i ndihmoi të akuzuarit Haxhi Ahmetit që të largohet nga Gjakova në drejtim të pikës kufitare të Qafë Morinës prej nga Haxhiu është larguar përmes Aeroportit të Rinasit në Tiranë në drejtim të Gjermanisë.

Akuza e Prokurorisë Themelore të Gjakovës ngarkon edhe të dëmtuarin Bajram Ahmeti për armëmbajtje pa leje, armë e cila është gjetur në vendin e ngjarjes. Ky i fundit e pranoi që revolja ishte e tij.

Sipas aktakuzës, tentim vrasja ka ndodhur më 21.04.2017 rreth orës 09:30, në rrugën e fshatit Smolicë në drejtim të rrugës kryesore.

Aktakuza thekson se të akuzuarit Gani dhe Haxhi Ahmeti kanë shtënë me armë në drejtim të veturës dhe duke qenë i bindur se e ka vrarë Bajramin Haxhiu ka thirrur me zë të lartë pranë automjetit: e nxora gjakun e djalit.

Bajrami në atë moment kishte dalë nga vetura dhe ishte fshehur në shkurret aty afër.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet pas një muaji.

Ky rast është në rigjykim.

Gjykata Themelore në Gjakovë për vrasjen e Ali Ahmetit e kishte dënuar Abaz Ahmetin me 12 vjet e gjashtë muaj burg, por Gjykata Supreme rastin e ktheu në rigjykim dhe rivendosje.

Në njërën nga seancat e gjykimit të parë, KALLXO.com kishte raportuar se si motra e viktimës e kishte fyer dhe pështyrë të akuzuarin.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit