E pabesueshme, shqiptari nga Vushtrria blen shtëpi nga serbi që ia ka vrarë babain në luftë (Video)

Disa vite pas përfundimit të luftës në vitin 2004 Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Agim Çeku kishte ndërtuar mbi 200 shtëpi për Serbet,mirëpo këta të fundit asnjëherë nuk u vendos në këto shtëpi,por si të tilla kanë filluar ti shesin për shqiptaret. Vlera e shitjes se këtyre shtëpive dallon shumë nga qyteti ne […]
Disa vite pas përfundimit të luftës në vitin 2004 Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Agim Çeku kishte ndërtuar mbi 200 shtëpi për Serbet,mirëpo këta të fundit asnjëherë nuk u vendos në këto shtëpi,por si të tilla kanë filluar ti shesin për shqiptaret. Vlera e shitjes se këtyre shtëpive dallon shumë nga qyteti ne qytet, përderisa në disa vende banoret paguajnë 600 euro për një ari, në vende të tjera ajo kalon shifrën mbi 2000 euro.
Shefki Bekteshi nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë bleu shtëpinë nga serbi ,i cili ishte edhe shkaktari i vdekjes së babit të tij.
Bekteshi pasi që dha parat për këtë shtëpi kuptoi shitësi kishte qenë personi i cili rrahu për vdekje babin e tij gjatë luftës se fundit në Kosovë.
Por çfarë ndodhi pasi që serbi kuptoj se kujt i kishte shitur shtëpinë Bekteshi sjell rrëfimin e tij.
Vrasjet,masakrimet dhe i tere gjenocidi i pushtuesit Serb qe u ushtruan ndaj shqiptareve në luftën e fundit, u ‘shpërblye’ me rreth 200 shtëpi të ndërtuara për ta, në gjithë territorin e Kosovës.
Qeveria e vitit 2004 e kryesuar nga Kryeministri Agim Çeku ,kishte ndërtuar disa shtëpi për kthimin e Serbeve në Kosovë.
Duke mos dashur të kthehen në Kosovë ata kanë vendosur që këto shtëpi të ua shesin shqiptareve.
Shemsi Maxhuni është shqiptari tjetër që kishte blerë shtëpi nga serbet.
Ndërsa anëtari i këshillit të asaj kohe për ndërtimin e këtyre shtëpive sjell detaje rreth ndërtimit të këtyre shtëpive.
Në Maxhunaj të Vushtrrisë ishin ndërtuar 37 shtëpi e që tani kanë kaluar 13 vite nga ajo kohe, por në këto shtëpi nuk është kthyer të jetoj asnjë serb, përkundër faktit se ata janë pronar legjitim të tyre.
Shtëpi të tilla gjenden edhe ne Ferizaj, por çmimi i shitjes se këtyre shtëpive ndryshon nga ai i atyre në Vushtrri.
Përderisa për një ari toke në Vushtrri paguajnë 500-600 euro në Ferizaj blerja e një ari toke kap vlerën 2500 euro.












