E pabesueshme: Qindra emigrantë e tërheqin zvarrë varkën, pushuesit mbetën të habitur (Foto/Video)

Një anije që mbante dhjetëra emigrantë afrikanë u ul në një plazh spanjoll para pushuesve të cilët u tronditën kur shinin duke e tërhequr zvarrë një varkë të mbushur me njerëz. Një video e publikuar në internet tregon disa emigrantë që kërcyen nga një gomonë e zezë e cila kalojë nëpër rërën e plazhit të […]
Një video e publikuar në internet tregon disa emigrantë që kërcyen nga një gomonë e zezë e cila kalojë nëpër rërën e plazhit të Cadiz-it në Spanjën Jugore, pasi ata kishin kaluar pas Ngushticës së Gjibraltarit.
Grupi i emigrantëve arriti të largohej nga plazhi para se autoritetet e policisë lokale të vinin më vonë. Ky incident ndodhi të mërkurën pasdite.
Një shikues pyet me zë të habitur: ‘Çfarë po ndodh?’
Një person i quajtur Carlos Sanz, i cili e xhiroi këtë ngjarje, tha se grupi shpejt u zhduk dhe policia mbërriti vetëm pak kohë më vonë.
Zyrtarët spanjollë nuk mund të arrinin menjëherëherë, pasi ishin në kohën e pushimit, njoftoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Migrantët rregullisht përpiqen të ngjiten në gardhe të larta të dyfishtë, të notojnë përgjatë bregut ose të fshihen në automjete që kalojnë kufirin.
Të martën, policia spanjolle gjeti 30 emigrantë marokenë dhe algjerianë, dhjetë prej tyre të mitur, të fshehur në automjete./Periskopi/
















