“E bëri Amerikën të trishtohet” – Romney kritikon Presidentin Trump

“E bëri Amerikën të trishtohet” – Romney kritikon Presidentin Trump

Ish kandidati republikan për president Mitt Romney kritikoi të premten presidentin Donald Trump, për mënyrën se si e trajtoi ai protestën e dhunshme të supremacistëve të bardhë në qytetin e Sharlotsvill të Virxhinias, që la pas tre të vdekur dhe 19 të plagosur. Komentet e zotit Romney ishin në përgjigje të komenteve të presidentit Trump […]

Ish kandidati republikan për president Mitt Romney kritikoi të premten presidentin Donald Trump, për mënyrën se si e trajtoi ai protestën e dhunshme të supremacistëve të bardhë në qytetin e Sharlotsvill të Virxhinias, që la pas tre të vdekur dhe 19 të plagosur.

Komentet e zotit Romney ishin në përgjigje të komenteve të presidentit Trump të martën, se “të dyja palët” ishin fajtore për dhunën që përfshiu protestën.

Në një postim në Facebook, zoti Romney i bëri thirrje presidentit Trump të ndryshojë qasjen e tij, ose siç shkruante ai, do të përballet me mundësinë e trazirave të mëtejshme kombëtare.

“E bëri ose jo me qëllim, ajo që ai tha gëzoi racistët, i bëri pakicat të qajnë dhe pjesën më të madhe të Amerikës të trishtohet“, – tha zoti Romney.

Në postimin e tij në facebook, ai paralajmëroi gjithashtu se nëse zoti Trump nuk nd[rmerr “veprime ekstreme korrigjimi”, mund të ketë “një shthurje të strukturës kombëtare amerikane”.

Ish guvernatori i Masaçusetsit tha se zoti Trump duhet të pranojë se gaboi, kur barazoi veprimet, kundër protestuesve me ato të supremacistëve të bardhë që organizuan tubimin.

“Nuk ka asnjë krahasim të mundshëm, apo ekuivalencë morale mes nazistëve, të cilët vranë brutalisht miliona hebrej dhe qindra mijëra amerikanëve dhanë jetën për t’i mposhtur, me kundër protestuesit që ishin të zemëruar sepse shihnin njerëz pa mend të valëvisnin flamuj nazistë, të mbanin shirita nazistë në krahë, apo të nderonin si naziste”, – shkruante ai.

Komentet e zoti Romney janë treguesi më i fundit i një ndarjeje në rritje mes presidentit Trump dhe forcës së tij politike, Partisë Republikane. /VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?