Dy persona me veturë me targa të huaja, tmerrojnë banorët në rrugët e Pejës (Video)

Dy persona më veturë më targa të huaja, kanë tmerruar qytetarët në rrugët e Pejës. Një qytetar i cili kishte dal bashkë më fëmijën e tij në qytet, gati sa nuk ishin shtypur nga kjo veturë me targa të Gjermanisë në të cilën ishin dy meshkuj. Ai thotë se gjersa ishin duke ecur në rrugë […]
Dy persona më veturë më targa të huaja, kanë tmerruar qytetarët në rrugët e Pejës.
Një qytetar i cili kishte dal bashkë më fëmijën e tij në qytet, gati sa nuk ishin shtypur nga kjo veturë me targa të Gjermanisë në të cilën ishin dy meshkuj.
Ai thotë se gjersa ishin duke ecur në rrugë për këmbësor, kjo veturë për pak sa nuk i kishte shtypur, ndërsa fëmija që kishte me veti ishte shokuar nga ajo që kishte parë, shkruan Indeksonline.
Policia ka filluar të ndjek të dyshuarit në veturë derisa i ka zënë në fund të saj.
Policia e Pejës ka arrestuar personat në fjalë.
Sipas dëshmitarëve, gjendja e personave të arrestuar që kishin shqetësuar qytetarët ishte nën efektin e drogës, mirëpo këtë nuk e kanë konfirmuar institucionet përkatëse.
Për më shumë, shikojeni videon e arrestimit të dy personave nga Policia./Indeksonline/












