Dy biznesmenë nga Zvicra punësuan refugjatët kosovarë, ja çka u ndodhi

Dy biznesmenë nga Zvicra punësuan refugjatët kosovarë, ja çka u ndodhi

Dy punëdhënës (pronarë firmash) u kanë mundësuar dy azilkërkuesve kosovarë ndjekjen e kualifikimit profesional në firmat e tyre, në përpunim ushqimi përkatësisht në hoteleri. Ky veprim i tyre ka shkaktuar probleme për faktin se azilkërkuesit kishin marrë përgjigje negative për kërkesën e tyre të azilit dhe kështu, nuk kishin të drejtë për kualifikim profesional e […]

Ky veprim i tyre ka shkaktuar probleme për faktin se azilkërkuesit kishin marrë përgjigje negative për kërkesën e tyre të azilit dhe kështu, nuk kishin të drejtë për kualifikim profesional e as për punësim.

Gjykata e Qarkut të Toggenburgut në Lichtensteig është marrë me këtë rast, shkruan tagblatt.ch. Në fund të qershorit, dy pronarët e firmave ishin paditur nga prokuroria, e cila kishte kërkuar dënime me gjobë për dy zviceranët. Njëri duhej të paguante 1000 franga ndërsa tjetri 3000 franga gjobë efektive ndërsa do të dënoheshin me kusht me para, nga 70 njësi ditore secili, transmeton albinfo.ch. Baza për këto dënime qëndron në shkeljen e nenit 117 (1) të Ligjit për të huajt pa leje qëndirmi.

Dy zviceranët janë mbrojtur nga avokatja e njëjtë, e cila ka kërkuar lirim nga përgjegjësia penale për dy klientët e vet.

Edhe pse ndjekja e trajnimit (kualifikimit) për azilërkuesit nuk është e lejueshme, problemi në këtë rast nuk është aq i thjeshtë. Kjo për faktin se njërit nga dy kosovarët, siç ka dëshmuar njëri nga të paditurit, Zyra Kantonale për Arsimimim Profesional ia kishte miratuar kontratën për trajnimin cerifikues. Iniciativën për trajnimin profesional të dy kosovarëve (një vajzë dhe një djalë), e kishte dhënë udhëheqësi i një qendre të azilit, ku banonin dy të rinjtë.

Problemi këtu qëndron në faktin se kërkesat për azil të dy kosovarëve ishin hedhur poshtë, përcjell albinfo.ch. Në të vërtetë, njëri prej tyre ishte në pritje të përgjigjes së kërkesës së dytë për azil, por kjo trajtohet si kërkesë e shumëfishtë. Azilkërkuesit e refuzuar, siç dihet, nuk kanë të drejtë pune as kualifikimi profesional. Zyra Kantonale për Migracion ua ka bërë me dije dy punëdhënësve zviceranë këtë gjendje dhe kështu ata i kanë pezulluar kontratat për kualifikim profesional me dy të rinjtë kosovarë. Por, dy të paditurit kanë vazhduar megjithatë t`i angazhojnë në mënyrë të çrregullt dhe me vëllim të vogël në një lloj praktike profesionale. Duke e bërë këtë, ata thonë të jenë mbështetur në sugjerimin e drejtuesit të Qendrës së Azilit, sipas të cilit ky veprim është i lejueshëm. I sipërpërmenduri, me një deklarim me shkrim dërguar gjykatës ka pranuar se e ka bërë këtë sugjerim.

Si përfundim, gjykata ka marrë vendim lirues për të dy zviceranët, por vendimi ende nuk është i plotfuqishëm. Gjyqtari ka thënë se shpallja e pafajësisë është imponuar sepse dënimi i të akuzuarve do të ishte një masë e ngutshme.

Figura e veprës penale të punësimit të të huajve pa leje qëndrimi ne këtë rast është përmbushur. Sipas ligjit, edhe angazhimi me orë pune konsiderohet si punësim dhe madje edhe kur ai nuk paguhet, transmeton albinfo.ch. Por gjyqtari konsideron njëkohësisht se dy punëdhënësit e përmendur nuk janë ekspertë të së drejtës për të huajt. Ata janë mbështetur në njoftimet që u ka dhënë udhëheqësi i qendrës së azilit. Këtë e kanë bërë përkundër kontaktimeve të mëparshme me Zyrën për Migracion. Për këtë arsye ata duhet të lirohen nga fajësia dhe dënimi.

Gjyqtari ka kujtuar me këtë rast se neni i përmendur 117 (1) është menduar për ndëshkimin e punëdhënësve të cilët punësojnë dhe shfrytëzojnë punëtorët në të zezë, nga lakmia për të nxjerrë përfitime, përcjell albinfo.ch. Në rastet konkrete nuk bëhet fjalë për diçka të tillë, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Nga ana tjetër, merret vesh se ndërkohë, udhëheqësi i Departamentit Kantonal për Siguri dhe Drejtësi u ka premtuar dy të rinjve leje të posaçme për ndjekjen e një trajnimi profesional.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?