Driton Çaushi do të kandidojë për kryetar të Gjakovës

Driton Çaushi do të kandidojë për kryetar të Gjakovës

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çuashi në zgjedhjet lokale të tetorit, do të kandidoj për kryetar të Komunës së Gjakovës nga kjo parti. Këtë e ka bërë të ditur ai vetë në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se ndryshimi i vërtetë që po ndodh në Kosovë do të marr hov edhe më […]

Këtë e ka bërë të ditur ai vetë në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se ndryshimi i vërtetë që po ndodh në Kosovë do të marr hov edhe më të madh në zgjedhjet lokale.

 

Ja postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të Gjakovës,

Pas një kohe të gjatë, kur gati e kishim humbur shpresën, guximi qytetar për ndryshim ngadhnjeu në vendin tonë. Fitorja e VETËVENDOSJE!-s në zgjedhjet e fundit është drita që na u shfaq në fund të tunelit ku padrejtësisht na kanë futur tash e 17 vite.

Ky ndryshim i vërtetë që po ndodh në Kosovë, do të marrë hov edhe më të madh në zgjedhjet lokale dhe do të prek edhe qytetin tonë.

Me gjithë obligimin që ma dhatë duke më zgjedhur si deputet, nevoja për ndryshime në komunën tonë më bëri që t’i kthehem sërish Gjakovës. Prandaj, pas konsultimit me aktivistët dhe strukturat e VV, me miq dhe dashamirë – bashkëqytetarë të Gjakovës që e duan atë pa kursim dhe pa kushte, e pashë të nevojshme që të kandidoj për Kryetar të Komunës.

Mbështetja e madhe e qytetarëve dhe nevoja e domosdoshme për ndryshime të vërteta në komunën tonë, janë për mua dhe aktivistët e Lëvizjes obligim i paanashkalueshëm që të përpiqemi me të gjitha forcat tona që Gjakovës t’ia kthejmë madhështinë.

Por puna dhe përpjekja jonë do të jetë e pamjaftueshme pa angazhimin e të gjithë juve. Derisa ata që e rrënuan vendin tonë do të grumbullohen rreth modelit të vjetër të qeverisjes, ne të tjerët që duam ndryshime duhet të bashkohemi edhe më fort rreth modelit të një qeverisjeje të mirë.

Nuk mund ta lejojmë kthimin e atyre që e rrënuan Gjakovën. Nuk mund të lejojmë të na e përdhosin sërish komunën. Ne që e duam një Gjakovë me zhvillim, mirëqenie, drejtësi dhe dinjitet jemi shumicë. Krejt çka na duhet është që të bëhemi bashkë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?