Dorëhiqen dy zyrtarë të lartë të PDK’së në Shtime

Dorëhiqen dy zyrtarë të lartë të PDK’së në Shtime

Në degën e PDK-së në Shtime kanë filluar përçarjet për brenda mes zyrtarëve të kësaj partie, siç thuhet shkaku i dështimit të reformave, ku si pasojë e kësaj nënkryetari dhe një anëtar i kryesisë kanë dhënë dorëheqje nga funksionet partiake. Nënkryetari i kësaj dege Fatmir Rashiti, në një prononcim për Indeksonline ka shpjeguar arsyet e […]

Në degën e PDK-së në Shtime kanë filluar përçarjet për brenda mes zyrtarëve të kësaj partie, siç thuhet shkaku i dështimit të reformave, ku si pasojë e kësaj nënkryetari dhe një anëtar i kryesisë kanë dhënë dorëheqje nga funksionet partiake.

Nënkryetari i kësaj dege Fatmir Rashiti, në një prononcim për Indeksonline ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes së tij nga funksionet e partisë, për shkakun siç ka thënë ai të bllokimit të reformave brenda partisë nga kryetari Naim Ismajli.

Ai ka akuzuar kryetarin e tanishëm të Shtimes së po krijon një monopol brenda kësaj dege duke bllokuar emërimet e reja që do ti sillnin rezultate në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Nga data gjashtë e këtij muaji kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i anëtarit të Kryesisë së PDK-së si dhe nga posti i nënkryetarit të Komunës së Shtimes. Këtë hap jo të lehtë për mua  e mora pasi që me një grup shokësh përbrenda PDK-së më vite të tëra u munduam të bëjmë ndryshime pozitive e demokratike mirëpo kryetari aktual i Shtimes, Naim Ismajli me disa anëtarë të Degës së PDK-së në shtime vendosi që për zgjedhjet lokale të vazhdohet me kontinuitet qeveris tashmë të tejkaluar dhe përsëri me kandidaturën e vet të katërt me radhë. Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit ishte një alarm i mirë për të bërë reforma rrënjësore për të ecur sigurt me fitoren e radhës, ndërsa unë dhe disa anëtarë të kryesisë ishim thellësisht të interesuar që të bëhen reforma të mirëfillta për kandidaturat e mundshme për kryetar komune”, ka thënë Rashiti.

Ai ka shpjeguar se ka hequr dorë nga çdo kandidaturë për të hapur rrugë një kandidati konsensual, i cili sipas tij është Fehmi Mujota me të cilin beson se kjo degë do të fiton zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Ndërkaq edhe anëtari i dorëhequr i kryesisë së PDK-së në këtë degë Lulzim Sahiti ka thënë për Indeksonline se ka dhënë dorëheqje të pa revokueshme për shkakun se nuk ka pasur konsensus brenda partisë për kandidatin për kryetar.

“Kamë dhënë dorëheqje të pa revokueshme nga funksionet e partisë. Nuk kemi mund të gjejmë konsensus të përbashkët më kandidatin për kryetar, dhe qe një kohë të gjatë ne kemi propozuar reforma brenda partisë por që ato thjesht janë bllokuar”, ka thënë shkurt Sahiti

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?