Donald Trump sugjeron që terrorizmi të luftohet përmes ekzekutimit të myslimanëve me ‘plumba të zhytur në gjak derri”

Presidenti amerikan, Donald Trump sugjeroi që terrorizmi të luftohet përmes ekzekutimit të myslimanëve me ‘plumba të zhytur në gjak derri’, transmeton Periskopi. Dy ditë pasi tha se ai sigurohet për faktet para se të bënte ndonjë deklaratë, Trump iu referua një historie të rreme për një gjeneral amerikan duke bërë atë që tani do […]
Dy ditë pasi tha se ai sigurohet për faktet para se të bënte ndonjë deklaratë, Trump iu referua një historie të rreme për një gjeneral amerikan duke bërë atë që tani do të konsiderohej krim lufte.
Një reagim i tillë nga presidenti amerikan erdhi pas sulmit terrorist që tronditi Barcelonën, në të cilin mbetën të vrarë 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Kjo pasi një 18 vjeçari shtypi me kamion turmën, shumica e të cilëve ishin turistë. Ky sulm u cilësua si terrorist, ndërsa përgjegjësinë për të e mori grupi terrorist “Shteti Islamik”, transmeton Periskopi.
Pasi dënoi këtë sulm dhe ofroi ndihmën e plotë të SHBA’së për Spanjën, qëndrimet e presidentit u fokusuan tek masat parandaluese që duhet të merren karshi sulmeve të tilla.
Ai shkroi në faqen e tij në twitter: “Studioi se çfarë u bëri terroristëve Gjenerali amerikan pasi i kapi. Për 35 vitet e ardhshme më nuk pati terrorizëm radikal islamist”.
Raportohet se historia për këtë gjeneral ishte e rreme, ndërsa presidenti amerikan e kishte përdorur edhe më parë atë.
Në një fjalim të tij gjatë fushatës zgjedhore në Karolinën e Jugut, Trump tregoi një histori rreth Pershing’ut, gjeneralit amerikan, për të cilin tha se kishte ekzekutuar të burgosurit mysliman në luftën Filipine-Amerikane, në të cilën kishte shërbyer gjatë viteve 1909-1913, transmeton Periskopi.
Pershing, i cili ishte guvernatori i Provincës Moro në Filipine, duhej të luftonte me myslimanët lokalë, të cilët i rezistonin forcën shtypëse amerikane.
“Edhe ata kishte probleme me terrorizëm, ngjashëm si ne. Ai gjeneral kapi 50 terroristë të cilët vranë shumë njerëz. Ai i zhyti 50 plumba në gjakun e derrit dhe i vrau me ta. E keni dëgjuar këtë, apo jo?. Ai kishte vrarë 49 terroristë me plumba të zhytur në gjak derri. Ndërsa njërit prej tyre i tha që të lajmëronte popullin e tyre se çfarë u kishte ndodhur terroristëve të tjerë dhe për 25 vite më nuk pati terrorizëm”, tha Trump.
Por, mediet raportojnë se kjo histori për gjeneralin amerikan është e rreme, ndërsa Trump e përdori atë dy herë, pavarësisht pavërtetësisë së saj./Periskopi












