Divorcohet aktorja e ‘Kuzey Guney’

Divorcohet aktorja e ‘Kuzey Guney’

Një ndër çiftet më të njohura të showbizit turk, aktorja Merve Bolugur dhe këngëtari Murat Dalkiliç, kanë njoftuar fundin e martesës së tyre 2-vjeçare. Aktorja 29-vjeçare e njohur në Shqipëri për rolin e Zejnepit në serialin “Kuzey Guney” u martua para dy vitesh me këngëtarin e njohur 34-vjeçar. Prej kohësh përflitej se çifti ishte në […]

Një ndër çiftet më të njohura të showbizit turk, aktorja Merve Bolugur dhe këngëtari Murat Dalkiliç, kanë njoftuar fundin e martesës së tyre 2-vjeçare.

Aktorja 29-vjeçare e njohur në Shqipëri për rolin e Zejnepit në serialin “Kuzey Guney” u martua para dy vitesh me këngëtarin e njohur 34-vjeçar.

Prej kohësh përflitej se çifti ishte në prag të divorcit, por të dy u përpoqën të shpëtonin martesën duke kaluar pushimet verore bashkë muajin e kaluar në Bodrum.

Dyshohet se një ndër arsyet kryesore të prishjes së martesës të ketë qenë agjenda e ngarkuar e të dy bashkëshortëve dhe pamundësia për të kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin, shkruan tvklan.al.

Lajmin për divorcin mes tyre e publikoi vetë këngëtari në Instagramin e tij, ku tha për të shpëtuar martesën e tyre nuk kishte mjaftuar as dashuria e madhe që kishin.

“E falënderoj për qindra ditët e lumtura që më bëri të jetoj”, tha Dalkiliç për aktoren, e cila nga ana e saj nuk e ka komentuar ende divorcin.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya