Detaje tronditëse rreth vrasjes së aktorit të njohur turk, ja video pak çaste para vrasjes (Video)

Detaje tronditëse rreth vrasjes së aktorit të njohur turk, ja video pak çaste para vrasjes (Video)

Detaje tronditëse publikohen lidhur me aktorin, modelin dhe prezantuesin e njohur turk Vatan Sasmaz, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në një prej hoteleve luksozë të Stambollit nga ish e dashura e tij. 43-vjeçari Sasmaz priste një fëmijë nga bashkëshortja Yasemin Adali, me të cilën u martua në vitin 2015. Sipas “Hurriyet”, ai e […]

Detaje tronditëse publikohen lidhur me aktorin, modelin dhe prezantuesin e njohur turk Vatan Sasmaz, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në një prej hoteleve luksozë të Stambollit nga ish e dashura e tij.

43-vjeçari Sasmaz priste një fëmijë nga bashkëshortja Yasemin Adali, me të cilën u martua në vitin 2015. Sipas “Hurriyet”, ai e kishte mësuar gjininë e fëmijës në muajin e 5-të të shtatzënisë, vetëm një ditë para se të vritej. Ndërkohë, natën e krimit që tronditi Turqinë, ish-modelja Filiz Aker, e cila qëlloi me 4 plumba pas shpine aktorin me të cilin kishte pasur një lidhje dashurie në vitin 2009, i kishte thënë mbesës së saj se “unë do të jem e lumtur, por lumturia ime mund të mërzisë ty. Duhet të bëhesh e fortë.”

Sipas Dora Ercan, tezja e saj ushqente një ‘dashuri platonike’ për aktorin e njohur turk. Ajo i shprehu ngushëllimet e saj familjes së Sasmaz dhe bëri të ditur se Aker kishe kaluar më parë probleme psikologjike, dhe dy muaj para krimit madje kishte rregulluar edhe varrin e saj. Lajmi i hidhur ka tronditur thellë edhe botën e showbizit në Turqi, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e Sasmaz.

Mes të tjerëve, Ceyda Dvenci, e njohur si Denizi e serialit “Maral” shprehu hidhërimin e saj pas marrjes së lajmit dhe ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen. Ndërsa Mustafa Sandal, një ndër këngëtarët më të njohur turq, kujtonte se vetëm tri ditë më parë ishte takuar me prezantuesin e njohur. Lajmi për vdekjen e aktorit u fut në listën e TT-ve në Twitter, me shumë fansa të shokuar nga lajmi i cili erdhi në kohën që në televizionet turke transmetohej seria e re e një seriali ku luante edhe Sasmaz. Në videon e mëposhtme, aktori turk shfaqet në kamerat e sigurisë teksa futet në dhomën e hotelit pak para vrasjes.

https://www.youtube.com/watch?v=M3AlDxF9LaE

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?