Detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit në Vushtrri

33-vjeçari Kujtim Meholli nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë u gjet i vdekur afër lumit Sitnica ditën e hënë. Familjarët e tij, që kanë hapur dyert për ngushëllime, nuk kanë pranuar të japin asnjë detaj lidhur me vrasjen e të birit. Për këtë rast nuk kanë folur as banorë të tjerë të fshatit, meqë ende nuk […]

Familjarët e tij, që kanë hapur dyert për ngushëllime, nuk kanë pranuar të japin asnjë detaj lidhur me vrasjen e të birit.

Për këtë rast nuk kanë folur as banorë të tjerë të fshatit, meqë ende nuk dinë asgjë, raporton KTV.

Policia e Kosovës deri tash ka arrestuar 3 persona të dyshuar se mund të kenë lidhje me rastin e cilësuar si “vrasje e rëndë”.

“Përveç arrestimit, hetuesit policorë kanë realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale”, ka njoftuar Policia nëpërmjet një komunikate për media. As policia nuk i ka qartësuar motivet e kësaj vrasjeje.

Të arrestuarve, që dyshohet se kanë privuar nga jeta 31-vjeçarin, u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Familjarët e të ndjerit, që ishte punëtor në “Trepçë”, fillimisht e kishin njoftuar policinë se i ndjeri Kujtim Meholli ishte zhdukur. Sipas burimeve nga familja, atë e kishte thirrur dikush në telefon pas mesnatës dhe kishte dalë për ta takuar atë person në fshat.

Ndërkaq, rreth orës 7 të mëngjesit ishin vetë familjarët që e kishin gjetur trupin e pajetë buzë lumit Sitnica, afër fabrikës së Llamarinës.

Varrimi i të ndjerit u bë sot në ora 18 në varrezat e fshatit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?