Detaje të reja nga sulmi ndaj gruas së Blerand Stavilecit

Detaje të reja nga sulmi ndaj gruas së Blerand Stavilecit

Gruaja e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Vitore Metaj, është sulmuar të hënën rreth orës 14:00, në lagjen “Veterrnik” të Prishtinës, deri më tash nga persona të panjohur, shkruan sot “Zëri“ Vitore Metaj, gruaja e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, është sulmuar të hënën në lagjen “Veterrnik”, të Prishtinës nga persona deri më tash të […]

Vitore Metaj, gruaja e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, është sulmuar të hënën në lagjen “Veterrnik”, të Prishtinës nga persona deri më tash të panjohur për organet e rendit. Menjëherë pas sulmit Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se rreth orës 14:00 ka marrë informacion se në lagjen “Veterrnik” në Prishtinë një grua është sulmuar fizikisht.

“V.S., femër, shtetase e Republikës së Kosovës, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në komunikatën për medie të Policisë së Kosovës.

Aty më tutje thuhet se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e Policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ndërkohë që në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Lëndim trupor”.

PDK-ja akuzon për sulm zyrtarët e LVV-së

Lidhur me këtë gjë Partia Demokratike në ditën e djeshme thirri konferencë të jashtëzakonshme për medie, me ç’rast ata dënuan këtë sulm duke e lënë fajtor të vetëm lëvizjen “Vetëvendosje”.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka rikonfirmuar edhe një herë se bashkëshortja e zëdhënësit të PDK-së Blerand Stavilecit është rrahur dje në mesditë. Ai me këtë rast ka fajësuar lëvizjen “Vetëvendosjen”.

“Znj.Vitore Stavileci para se të jetë bashkëshorte e një politikani, është nënë, është motra e dikujt dhe është një grua shqiptare. Ajo pas lëndimeve të marra po trajtohet në Qendrën Emergjente në QKUK dhe ne kolegët e miqtë e familjes Stavileci qëndrojmë pranë tyre në këto momente të vështira, duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë Vitores dhe tejkalim të kësaj ngjarjeje të rëndë, qartazi të porositur nga grupet politiko-kriminale, nga njerëz që duan ta helmojnë dhe ta shkatërrojnë shtetin e t’i terrorizojnë familjet e çdokujt që nuk mendon si ta. Blerand Stavileci kohët e fundit ka qenë një ndër zërat më të theksuar për mospunën dhe keqpërdorimet e shumta në Komunën e Prishtinës nga zyrtarët më të lartë të lëvizjes ‘Vetëvendosje’. Kurse pas sulmit fizik Vitores i është thënë që t’i përcjellë porosi të qarta Blerandit duke i thënë që të mos flasë më se ai ka folur shumë”, ka thënë ai, shkruan Zëri.

Këtë sulm e kanë dënuar edhe figura të PDK-së.

Enver Hoxhaj përpos që e ka dënuar sulmin ndaj bashkëshortes se zëdhënësit të PDK-së, ai e ka quajtur edhe sulm të papranueshëm dhe qyqar.

“Sulmi ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, është i papranueshëm dhe qyqar. Është sulmi ndaj një nëne, ndaj një gruaje dhe mbi të gjitha ndaj një qytetare të Kosovës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë gjithashtu se tendenca e theksuar për të ndjellë frikë përmes sulmeve fizike tek anëtarët e PDK-së nuk do të arrijë ta ndalë angazhimin dhe punën tonë në të mirë të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar “akt barbar dhe qyqar” sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Thaçi, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se ky sulm i shqetëson të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Shpreh keqardhje për sulmin e ulët dhe qyqar ndaj zonjës Stavileci, bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci. Ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sulmin ndaj znj. Stavileci e ka quajtur të neveritshëm.

“Sulmi brutal ndaj Vitore Metaj-Stavilecit, bashkëshorte e ministrit Blerand Stavileci, është sulm i neveritshëm dhe organet gjegjëse duhet urgjent ta ndriçojnë rastin dhe të dënojnë këtë akt qyqar”, ka thënë ajo.

Sejdiu: Sulmi ndaj gruas së Blerand Stavilecit është akt qyqar

Dardan Sejdiu, nënkryetar i lëvizjes “Vetëvendosje”, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se sulmi ndaj gruas së Blerand Stavilecit është akt qyqar e i papranueshëm.

Sipas tij, aktet e tilla kriminale janë të dënueshme, prandaj organet e rendit dhe të drejtësisë duhet urgjentisht të hetojnë këtë rast dhe të nxjerrin ata që qëndrojnë prapa tij.

“Në anën tjetër, janë për keqardhje deklaratat e zyrtarëve të lartë të PDK-së që pa asnjë fakt akuzojnë ‘Vetëvendosjen’ në lidhje me këtë rast, duke ndërhyrë në punën e organeve kompetente, që do të duhej sa më parë ta zbardhnin këtë akt kriminal. Ngutja e PDK-së për të akuzuar aktivistët e LVV-së nuk përbën vetëm papjekuri të skajshme politike, por edhe lë hapësirë për dyshime rreth inskenimeve të mundshme qëllimkëqija, çka me siguri se nuk do të përbënte risi. Ne ftojmë Policinë dhe Prokurorinë që sa më parë të gjejnë fajtorët dhe t’i vënë para përgjegjësisë, kurse ftojmë PDK-në që t’i japë fund akuzave të pabaza dhe tendencave për të nxitur konflikt në shoqërinë tone”, ka shkruar Sejdiu

Po ashtu drejtori i Klinikës Emergjente, Dr.Basri Lenjani, ka theksuar se sot rreth orës 14:30 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është pranuar një person si pasojë e sulmit fizik.

Lenjani në një konferencë për medie ka thënë se e lënduara i ka marrë masat e trajtimit, ku të gjeturat patologjike kanë treguar për një lëndim dhe për një thyerje të kockave të hundës, lëndim të syrit të djathtë, që është shoqëruar me plagë, me gjakderdhje të vogla dhe me gërvishtje.

“Është jashtë rrezikut për jetë dhe pritet që brenda pak orëve të lirohet për trajtim në shtëpi”, ka shtuar Lenjani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?