Detaje nga vrasja e foshnjës në Viti: Ja çfarë thanë Policia, mjekët dhe familjarët

Detaje nga vrasja e foshnjës në Viti: Ja çfarë thanë Policia, mjekët dhe familjarët

Babai monstër që vrau foshnjën e tij në Viti, duke e hedhur atë në një përroskë afër shtëpisë në fshatin Letnicë, nuk e kishte pranuar se foshnja e porsalindur ishte i tij. Xhevat Kosumi, vëllai i të dyshuarit për vrasjen (Xhezmi Kosumi – 60 vjeçar), ka thënë se Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”. […]

Xhevat Kosumi, vëllai i të dyshuarit për vrasjen (Xhezmi Kosumi – 60 vjeçar), ka thënë se Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”.

Mirëpo, sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Express, mjekët kanë mohuar se ajo të ketë pasur gjendje të rëndë psikike, ashtu siç ka thënë familjari i Xhezmi Kosumit.

Është konfirmuar se gruaja aktualisht është duke marrë tretman mjekësor në Spitalin Regjional të Gjilanit, derisa mjekët në QKMF në Viti kanë treguar se gjendja psikike e gruas ka qenë e turbullt, por nuk mund të konstatojnë për gjendje të rëndë mendore.

Rasti, fillimisht është iniciuar në polici nga mjekët e QKMF’së në Viti. Gruaja është sjellë në QKMF të kërkojë ndihmë për gjakderdhjen pasi ka lindur foshnjën, edhe pse familjarët kanë mohuar se ajo ka pasur lindje.

Më pas, sipas informacioneve të siguruara gruaja u ka deklaruar vetë mjekëve se ka lindur, ndërsa nuk e ka ditur se ku e ka fëmijën. Kështu, mjekët kanë shkuar në shtëpi për ta mjekuar foshnjën e porsalindur (e gjinisë femër) dhe, sipas mamisë e cila ka qenë e pranishme, burri i saj, Xhezmi Kosumi, kishte insistuar se ajo nuk ka kryer lindje, por gjakderdhja i kishte ardhur pasi e kishte goditur në kokë.

Pas kësaj, mjekët e QKMF’së e kanë informuar policinë, të cilët me të ardhur në vendin e ngjarjes kanë gjetur trupin e foshnjës në përroskën afër shtëpisë, në fshatin Letnicë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?