Dështimet e PAN’it s’kanë të ndalur, u duhet ende kohë

Dështimet e PAN’it s’kanë të ndalur, u duhet ende kohë

Enver Hoxhaj në emër të koalicionit PAN kishte kërkuar që seanca e Kuvendit të mbahet më 24 gusht (dje) me arsyetimin se në këtë ditë do ta zgjedhin Kadri Veselin kryeparlamentar. Por, pikërisht të enjten nga foltorja e Kuvendit ai pranoi se koalicioni nuk i ka numrat, duke rënë kështu në kundërshtim me premtimin e […]

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, mezi kishte arritur ta bindë para tetë ditëve kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovcin, që seancën e radhës ta caktojë më 24 gusht (dje) me arsyetimin se në këtë ditë do ta zgjedhin kryeparlamentar shefin e partisë së tij, Kadri Veselin.

Por, edhe në ditën kur kërkuan të mbahej seanca koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) dështoi t’i sigurojë votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit, pasi që nuk arritën t’i bindin deputetët e AKR-së për t’i votuar, tek të cilët po i varin shpresat javët e fundit.

Ishte pikërisht Enver Hoxhaj ai i cili të enjten (më 24 gusht) nga foltorja e Kuvendit pranoi që ky koalicion nuk i ka votat e nevojshme të deputetëve, me ç’rast kërkoi përsëri më shumë se dhjetë ditë afat shtesë për ta caktuar seancën e radhës, shkruan gazeta Zeri.

“Ne jemi të interesuar ta zbatojmë me çdo kusht rezultatin zgjedhor, nuk jemi për humbje kohe dhe zvarritje. Presim qe ky mandat i Kuvendit të Kosovës t’i adresojë të gjitha temat. Si koalicion që ka të drejtën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit kemi kërkuar kohë në këto javë të fundit, por jemi pjesë e politikës dhe gjërat funksionojnë ashtu. Në këto javë të fundit, por edhe sot, nuk e kemi pasur shumicën prej 61 deputetëve, prandaj kërkojmë më shumë se dhjetë ditë afat shtesë e më pak se dy javë”, ka thënë Hoxhaj.

Seanca e 24 gushtit, e gjashta me radhë në tentimin për konstituivin e Kuvendit pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të qershorit, u karakterizua me përplasje të ashpra mes kandidatit të lëvizjes “Vetëvendosje” për kryeministër, Albin Kurtit dhe kandidatit të koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veselit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?