Dëshmitari kryesor tregon edhe një detaj që shfajëson aktivistët e VV-së

Po vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarëve në rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë aktivistët e VV-së Egzon Haliti, Adea Batusha, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi. Dëshmitari kryesor i Prokurorisë në këto momente është duke u marrë në pyetje nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve. Sipas burimit të Periskopit brenda […]
Po vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarëve në rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë aktivistët e VV-së Egzon Haliti, Adea Batusha, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi.
Dëshmitari kryesor i Prokurorisë në këto momente është duke u marrë në pyetje nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve.
Sipas burimit të Periskopit brenda seancës, dëshmitari ka thënë se blerësit e motorit me të cilin supozohet se është bërë sulmi, kanë pasur dialekt të të folurit nga ana e Rahovecit.
Asnjëri nga të akuzuarit për blerjen e motorit dhe sulmin ndaj Kuvendit nuk është nga Rahoveci./Periskopi/
LEXO EDHE:












