Deputetja bën fushatë me investimet e komunës

Deputetja bën fushatë me investimet e komunës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, është parë duke vendosur sot gurin e themelit të katër fushave të tenisit në Shkugëz të Gjakovës, një investim ky i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe i Komunës së Gjakovës. Në këtë ceremoni, Mimoza Kusari-Lila ishte në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Kosovës, pasi që […]

Në këtë ceremoni, Mimoza Kusari-Lila ishte në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Kosovës, pasi që ajo ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetares së Komunës së Gjakovës zyrtarisht nga seanca e betimit si deputete, më 3 gusht.

Për tërheqjen nga posti që e mbante që nga viti 2013, ish-kryetarja i kishte njoftuar qytetarët e komunës së Gjakovës përmes një letre që e ka bërë publike në profilin e saj në “Facebook” më 6 korrik.

Megjithatë, ajo sërish është në garë për kreun e Komunës së Gjakovës në zgjedhjet që do të mbahen më 22 tetor.

Se do të garojë për këtë pozitë deputetja Kusari-Lila e ka konfirmuar në një bisedë për KALLXO.com më 19 gusht, kur ka treguar se këtë post e synon nën flamurin e subjektit të saj politik, Alternativa.

Ndryshe, sot është vënë guri i themelit i 4 fushave moderne të tenisit. Punimet pritet të përfundojnë në një afat prej 18 muajsh.

Sipas Komunës së Gjakovës, projekti në tërësi ka kushtuar 489 mijë euro, ndërsa është bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që ka ndarë 450 mijë euro si dhe nga Komuna e Gjakovës që ka ndarë 29 mijë euro si dhe parcelën.

Komuna thotë se këto fusha do të jenë të standardeve më të larta, pasi do të plotësojnë kriteret edhe për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare te tenisit.

Përveç deputetes Mimoza Kusari – Lila në vendosjen e gurit të themelit ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës, Armend Vokshi dhe drejtori i Drejtorisë për Sport, Meriton Ferizi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?