Deputeti i AKR-së nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me PAN’in

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për asnjërën prej partive politike. Ka thënë se janë për ndërtimin e institucioneve dhe jo bllokimin e tyre. Ky zyrtar i AKR-së ka thënë se ende s’ka vendim nëse do të votojnë pro Veselit për Kryetar të Kuvendit e as për Haradinajn […]
Ky zyrtar i AKR-së ka thënë se ende s’ka vendim nëse do të votojnë pro Veselit për Kryetar të Kuvendit e as për Haradinajn Kryeministër
Dështimi i LDK’së dhe Vetëvendosjes për ndërtimin e një koalicioni paszgjedhor i ka hapur rrugë Aleancës Kosova e Re të konsiderojë mundësinë për të ndërtuar institucionet me PDK-në, AAK-në e NISMA-n. Ultimatumi i AKR’së, tashmë, ka kaluar.
Islam Pacolli ka thënë se s’kanë vija të kuqe për asnjë parti e as person në Kosovë. Ka konfirmuar se AKR është pro ndërtimit të institucioneve e jo bllokimi të Kosovës.
“AKR nuk ka pasur vija të kuqe. Por, AKR i ka principet e veta. AKR bazuar në principe dhe vendimet që merr shkon përpara”, ka thënë Islam Pacolli, kur është pyetur nëse Partia e Pacolli ka qëndrim për të mos votuar pro Veselit e Haradianjt.












