Dënohet me burg ish-drejtoresha e Inspektoratit në Drenas, thotë se vendimi ishte politik

Dënohet me burg ish-drejtoresha e Inspektoratit në Drenas, thotë se vendimi ishte politik

Ish-drejtoresha e Inspektoratit Komunal të Drenasit Hyrije Xhemajlaj- Thaçi, e cila sot u dënua me 10 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me një mbindërtimin në Drenas, akuzon se vendimi i drejtësisë ishte i ndikuar politikisht. Xhemajlaj – Thaçi, i tha “Gazeta Blic” se ajo kishte qenë caku i drejtësië, pavarësisht asaj që […]

Xhemajlaj – Thaçi, i tha “Gazeta Blic” se ajo kishte qenë caku i drejtësië, pavarësisht asaj që thotë t’i ketë respektuar të gjitha procedurat për ndërprerjen e punimeve në objektin ku është bërë ai mbindërtim.

Vendimi është politik ngase për këtë mbindërtim kemi zhvilluar të gjitha procedurat, procesverbal dhe aktvendim për ndërprerje të punimeve dhe kemi vendosur shiritin si shenjë zyrtare, madje përmes avokatit komunal kemi bërë kallëzim penal dhe rasti është dërguar në gjykatë në Drenas, pastaj për këtë rast është zhvilluar një proces gjyqësor madje ekziston edhe vendimi i formës së prerë”, deklaroi ajo.

Tani, kur asaj dhe Halim Vrellakut i cili po e kryente detyrën e shefit të Inspektoratit në këtë komunë, Gjykata Themelore ia ka shqiptuar dënimin, hedh dilema mbi fajësinë e punëkryesve të cilët u deklaruan të pafajshëm.

Shtrohet pyetja si mund të lirohet ndërtuesi dhe të dënohemi ne. Vlenë të theksohet se në këtë rast nuk ka palë të dëmtuar sepse me ligjet në fuqi pronarë janë vetë banorët”, ka thënë Xhemajlaj-Thaçi.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë në kopje fizike vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Themelore në Prishtinë dega në Gllogovc lidhur me rastin në fjalë.

  

Sipas aktakuzës, Izet Kukaj, pronari i kompanisë “Elita-A” gjatë qershorit të vitit 2013 në bllokun banesor numër V të Komunës së Drenasit pa leje dhe në mënyrë të kundërligjshme ndërtoi një kat në nënkulm me gjithsej 14 banesa që kishin sipërfaqe 1800 metra katrorë.

Aktakuza precizonte se 13 nga këto banesa Izet Kukaj i ka shitur në shumën prej 252 mijë eurove, ndërsa njërën nga to e ka ndalur për vete.

Sipas aktakuzës, njërën nga banesat e mbindërtimit ilegal në objektin banesor të Drenasit e bleu vëllai i të akuzuarës Hyrije Xhemajlaj-Thaçi, Isa i cili në zgjedhjet e parakohshme lokale në Drenas ka garuar për kryetar të kësaj komune nga radhët e NISMA-s.

Ai i ka thënë “Gazeta Blic” se banesën e ka blerë pasi që kompania ELTA-A ia ka prezantuar pëlqimin nga Komuna e Drenasit.

Unë Isa Xhemajlaj deklaroj se asnjëherë në jetën time nuk kam ra ndësh me ligjin dhe kjo është shumë lehtë e verifikueshme në organet e drejtësisë“, ka deklaruar ai.

Më poshtë mund të gjeni pëlqimin e lëshuar nga Komuna e Drenasit në atë kohë për mbindërtimin në objektë, të cilin ka arritur ta sigurojë “Gazeta Blic”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?