Deliu-Kodra: Priten befasi në kandidatura

Deliu-Kodra: Priten befasi në kandidatura

Shumë shpejtë pritet të mbyllen listat me emrat e kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet e 22 tetorit. Derisa disa parti kanë filluar të zyrtarizojnë kandidatët, është Partia Demokratike e Kosovës që nuk ka bërë publik pothuajse asnjë emër të tyre. E kontaktuar nga Indeksonline, deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu është shprehur se […]

Shumë shpejtë pritet të mbyllen listat me emrat e kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet e 22 tetorit. Derisa disa parti kanë filluar të zyrtarizojnë kandidatët, është Partia Demokratike e Kosovës që nuk ka bërë publik pothuajse asnjë emër të tyre. E kontaktuar nga Indeksonline, deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu është shprehur se PDK, është në fazën finale të përgatitjes për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sipas Deliut, këtë javë fillon edhe prezantimi i kandidatëve për kryetar të komunave.

“Ajo çfarë është e rëndësishme, në këto zgjedhje PDK do të ketë mbi 300 personalitete të reja që do të jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna. PDK do të ketë kandidatë të rinj për kryetar të komunave në gati gjysmën e komunave”, ka thënë Deliu.

Madje sipas saj PDK ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që në përfundim të atyre nacionale.

“Që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare të qershorit, PDK ka filluar përgatitjet e zgjedhjeve lokale dhe ekipet tona të ekspertëve janë marrë me hartimin e programeve specifike për secilën komunë, programe që u përgjigjen më së miri kërkesave të qytetarëve, të cilat do të sigurojnë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në shumicën e komunave”, ka përfunduar Deliu.

Siç duket PDK  ka ende punë deri në përfundim të gjithë emrave kandidues, për të cilët edhe mund të ketë pakënaqësi brenda partisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?