Deliu-Kodra e quan të pafytyrë Albin Kurtin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka komentuar rrjedhën e seancës së sotme plenare të Kuvendit. Ajo në një postim në rrjetin social Facebook e ka quajtur pafytyrësi veprimin e Albin Kurtit, i cili nga foltorja e Kuvendit i shtriu dorën e pajtimit Isa Mustafës, pikërisht në vendin ku e sulmoi me […]
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka komentuar rrjedhën e seancës së sotme plenare të Kuvendit.
Ajo në një postim në rrjetin social Facebook e ka quajtur pafytyrësi veprimin e Albin Kurtit, i cili nga foltorja e Kuvendit i shtriu dorën e pajtimit Isa Mustafës, pikërisht në vendin ku e sulmoi me vezë e gaz.
“Pafytyrësia në Kuvendin e Kosovës sot arriti kulmin në momentin kur Albin Kurti, i shtyrë nga etja për pushtet, i shtriu dorën e afrimit Isa Mustafës. Këtë e bëri në foltoren e Kuvendit, pikërisht aty ku e kishte sulmuar personalisht atë me sprej, vezë dhe gaz lotsjellës. Pra, ata që e sulmuan në Kuvend, në rrugë dhe në shtëpi, duke ia terrorizuar me molotov edhe familjen, sot ndërruan lëkurën si kameleonë, duke iu lutur që ta bëjnë qeverinë së bashku.
Vetëvendosjen nuk e do askush si bashkëpunëtore, sepse të gjithë e dinë sa e rrezikshme është ajo për shtetin e Kosovës! “, ka shkruar Deliu.












