Delawie ka një porosi për politikanët: Gjeni zgjidhje për krijimin e institucioneve

Delawie ka një porosi për politikanët: Gjeni zgjidhje për krijimin e institucioneve

  Sa më shpejt që është e mundur, ka sugjeruar që të zgjidhet situata e krijuar, Ambasada e SHBA’së në Prishtinë. Ambasadori Greg Delawie ka bërë të qartë se ka ardhur koha që vetë kosovarët të gjejnë zgjidhje, pa pritur që këtë ta bëjnë të huajt. “Mendoj se çka duhet të shohim është zgjidhje kosovare. […]

 

Sa më shpejt që është e mundur, ka sugjeruar që të zgjidhet situata e krijuar, Ambasada e SHBA’së në Prishtinë.

Ambasadori Greg Delawie ka bërë të qartë se ka ardhur koha që vetë kosovarët të gjejnë zgjidhje, pa pritur që këtë ta bëjnë të huajt.

“Mendoj se çka duhet të shohim është zgjidhje kosovare. Matematika është e pacenueshme. I keni tri grupe, e secila prej tyre i ka përafërsisht rreth 1/3 e deputetëve. Është e qartë se duhet të ketë ndonjë kompromis dhe që duhet të ketë kompromis të nxjerrë nga vetë kosovarët, jo kompromis që krijohet nga të huajt, ka thënë Delawie për KTV’në.

Delawie ka shtuar se mesazhi i tij është për të gjitha partitë dhe për asnjërën individualisht, kur është pyetur se si duhet të veprohet meqenëse koalicioni fitues i zgjedhjeve, PAN’i, nuk e ka shumicën parlamentare.

“Mendoj se është me të vërtetë me rëndësi që të gjithë politikanët kosovarë të gjejnë mënyrën që t’i vënë në vend të parë interesat e vendit të tyre, jo të familjeve apo të partive të tyre politike, por interesat e vendit. Është me të vërtetë e rëndësishme që Kosova ta ketë Kuvendin; që Kosova ta ketë Qeverinë. Bota thjesht nuk do të presë që Kosova ta gjejë veten. Bota po ecën përpara dhe Kosova duhet të ecë, gjithashtu. Ky vendqëndrim duhet të përfundojë. Dhe, do t’i nxisja të gjithë politikanët këtu që ta gjejnë mënyrën për t’i shtyrë përpara interesat e Kosovës; për t’i shtyrë përpara interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Delawie ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke potencuar se ai për momentin ka ngecur dhe ka inkurajuar palët që të vazhdojnë tutje me këtë proces.

“Nuk e di se çka ka saktë në mendje presidenti Vuçiq, por sigurisht jam i lumtur që po e dëgjoj duke folur për kompromis dhe pranim të realitetit. Sigurisht që për Kosovën dhe Serbinë, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është thelbësor që ato të dyja të përparojnë drejt institucioneve evropiane, për të cilat flasin të dy vendet. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka sjellë përfitime të vërteta pozitive për Kosovën, si p.sh. mbledhja e taksës doganore në kufirin verior, integrimi i Policisë, e gjëra të tilla. Por, nuk mund të mohoni se kohëve të fundit dialogu ka ngecur. Mendoj se është shumë me rëndësi, të paktën për interesat e Kosovës, që dialogu të rimarrë energji dhe që të dy vendet të punojnë drejt normalizimit, të cilit i janë përkushtuar”, ka thënë Delawie.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të enjten për herë të katërt të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, meqenëse koalicioni që duhet ta propozojë atë, PAN-i, nuk po merr pjesë në punimet e Kuvendit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?