Delawie flet për hapat që duhet të ndërmarrin partitë politike për të tejkaluar krizën politike

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka thënë se deputetët duhet të kuptojnë se e kanë obligim që t’i trajtojnë si parësore interesat e qytetarëve, transmeton Periskopi. Në “Info Magazine” të Klan Kosovës, Delawie tha se politikanët duhet të bëjnë ndonjë marrëveshje për dalje nga ngërçi. “Nuk më takon që ta fajësojë dikë për pamundësinë që gjërat […]
Në “Info Magazine” të Klan Kosovës, Delawie tha se politikanët duhet të bëjnë ndonjë marrëveshje për dalje nga ngërçi.
“Nuk më takon që ta fajësojë dikë për pamundësinë që gjërat të ecin përpara. Qytetarët e Kosovës po dëmtohen në të gjitha aspektet nga ky ngërç. U takon deputetëve që ta kuptojnë se e kanë obligim që t’i kenë prioritet interesat e qytetarëve. Unë nuk do të marrë vendime që duhet të merren nga qytetarët. Kemi tri grupe që e kanë 1 të tretën e deputetëve në Kuvend. Ata vetë duhet ta gjejnë mënyrën që të vazhdojnë për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët”, tha Delaëie.
Ai foli edhe për takimet që i ka zhvilluar së fundmi me politikanë nga parti të ndryshme.
“Jam takuar me politikanë të gjitha grupeve. Kjo është punë e mija. Të gjithëve ua them pothuajse të njëjtën gjëra. Duhet të bëhen marrëveshje. Kosova duhet të ec përpara dhe politikanët të bëjnë ndonjë marrëveshje. Më vjen mirë që ka diskutime që njerëzit po flasin për zgjedhjet e mundshme. Shpresojmë se do të bëhen”, tha më tej Delawie.












