Delawie dënon sulmin ndaj gazetarit dhe drejtorit të burgjeve

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka dënuar ashpër sulmin ndaj drejtorit të burgjeve Sokol Zogaj dhe gazetarit të Insajderit Parim Olluri. Këtë e ka thënë në një intrevistë për një televizion kosovar. “Natyrisht që i dënoj dy sulmet, edhe kundër gazetarit të Insajderit edhe ndaj drejtorit të burgjeve. Dhuna nuk duhet të jetë pjesë […]
Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka dënuar ashpër sulmin ndaj drejtorit të burgjeve Sokol Zogaj dhe gazetarit të Insajderit Parim Olluri. Këtë e ka thënë në një intrevistë për një televizion kosovar.
“Natyrisht që i dënoj dy sulmet, edhe kundër gazetarit të Insajderit edhe ndaj drejtorit të burgjeve. Dhuna nuk duhet të jetë pjesë e jetës politike të Kosovës. Qyetatarët nuk kanë nevojë për dhunë, e meritojnë të jetojnë të qetë. Unë i mbështes edhe sundimin e ligjit edhe lirinë e medieve, kudo në botë”, ka thënë Delawie.












