Delawie me deklaratë të fuqishme: Deputetët mos të fjalosen kot, por të shkojnë në punë

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka dhënë mesazhe të qarta në një intervistë për Klan Kosovën. Delawie, u ka përkujtuar deputetëve që janë shërbëtorë publikë, duke iu referuar bojkotit të seancës konstituive nga ana e koalicionit PAN, shkruan Periskopi. Sipas ambasadorit, deputetët nuk janë zgjedhur që të rrinë kot në Prishtinë dhe të mos dalin fare […]
Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka dhënë mesazhe të qarta në një intervistë për Klan Kosovën.
Delawie, u ka përkujtuar deputetëve që janë shërbëtorë publikë, duke iu referuar bojkotit të seancës konstituive nga ana e koalicionit PAN, shkruan Periskopi.
Sipas ambasadorit, deputetët nuk janë zgjedhur që të rrinë kot në Prishtinë dhe të mos dalin fare në punë.
“Më duhet t’ua përkujtoj deputetëve, të gjithëve, se janë shërbëtorë publikë. Janë zgjedhur të gjejnë zgjidhje për qytetarët e Kosovës. Nuk janë zgjedhur që të rrinë në Prishtinë dhe të fjalosen kot dhe të mos dalin fare në punë”, theksoi ambasadori Delawie.
Delawie po ashtu tha se nuk i takon atij që t’i udhëzoj qytetarët se çfarë duhet të bëjnë ose jo. Ai thotë se vendimet e vështira duhet t’i marrin zyrtarët kosovarë.
“Nuk më takon mua që t’i udhëzoj qytetarët se çfarë të bëjnë. Janë bërë nëntë vjet që kur Kosova ka shpallur pavarësinë. U takon zyrtarëve kosovarë që të themelojnë Qeverinë. Nuk më takon mua që ta bëj këtë, vet zyrtarët duhet të marrin vendimet e vështira”, tha ai. /Periskopi/












