Deklarata e fundit e Trump mbi raketat e Koresë Veriore të hedhura mbi Japoninë

Deklarata e fundit e Trump mbi raketat e Koresë Veriore të hedhura mbi Japoninë

Presidenti i SHBA’së ka deklaruar se “të gjitha opsionet janë në tryezë për Korenë e Veriut”. Kjo deklaratë vjen pasi Pheniani nisi një raketë mbi Japoninë. “Bota ka marrë mesazhin e fundit të Koresë së Veriut me zë të lartë dhe të qartë: ky regjim ka dhënë një sinjal duke i përbuzur fqinjët e saj, […]

“Bota ka marrë mesazhin e fundit të Koresë së Veriut me zë të lartë dhe të qartë: ky regjim ka dhënë një sinjal duke i përbuzur fqinjët e saj, të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara si dhe është nën standardet më mininale të sjelljeve të pranueshme ndërkombëtare”, tha Trump të martën duke iu referuar raketave balisitike të lëshuara mbi Japoninë nga Korea Veriore.

“Veprimet kërcënuese dhe destabilizuese vetëm rrisin izolimin e regjimit të Koresë së Veriut në rajon dhe midis të gjitha kombeve të botës. Të gjitha opsionet janë në tryezë”, shtoi Trump.

Komentet vijnë vetëm disa orë pasi Trump mbajti një telefonatë 40 minutëshe me kryeministrin japonez Shinzo Abe pas lëshimit të raketave nga Korea Veriore, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.

Kryeministri japonez shtoi se udhëheqësit amerikanë dhe japonezë janë “të përkushtuar ndaj rritjes së presionit ndaj Koresë së Veriut dhe duke bërë çmos për të bindur bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë të njëjtën gjë”.

Trump gjithashtu theksoi gjatë bisedës telefonike me kryeministrin japonez se Uashingtoni është “100 për qind me Japoninë”.

“Tani që SHBA ka shprehur haptazi qëllimin e saj armiqësor ndaj Republikës Popullore Demokratike të Koresë, duke bërë stërvitje ushtarake të përbashkëta agresive, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura … vendi im ka çdo arsye për t’u përgjigjur me masa kundërshtuese të ashpra, si një ushtrim i së drejtës për vetë-mbrojtje”, tha Han Tae Song, ambasadori i Koresë së Veriut në OKB, në konferencën e OKB-së të mbajtur për çarmatim./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?